PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Apple" në çdo vend
2012-01-05 20:00:52 cri komenti juaj Printoni

Apple është një korporatë amerikane shumëkombëshe që harton në tregjet elektronike të konsumit, programeve kompjuterike, dhe kompjuterët personalë. Produktet më të njohura të kompanisë hardueër përfshijnë kompjuterat Makintosh, iPod, iPhone dhe iPad. Deri në tetor 2010, kompania operon 317 dyqane të shitjes me pakicë në dhjetë vende dhe një dyqan online ku shiten produktet hardware dhe software. Në shtator 2011, Apple është kompania më e madhe e teknologjisë në botë nga të ardhurat dhe fitimet.

Themeluar më 1 prill, 1976 në Kaliforni, dhe inkorporuar më 3 janar 1977, kompania u quajtur më parë Apple Computer, për 30 vjet rradhazi, më 9 janar, 2007 hoqi fjalën "Computer". Që nga shtatori 2010, Apple kishte 46.600 të punësuar me kohë të plotë dhe të 2.800 të punësuar të përkohshëm me kohë të plotë në të gjithë botën, kishte shitje në mbarë botën vjetore prej 65.2miliardë dollarësh. Xhobs e themeloi firmën Apple me Stiv Wozniak në një garazh shtëpie në vitin 1976, dhe kompania e tyre prodhoi kompjuterin e saj Makintosh tetë vjet më vonë.

Më pas, bordi i drejtorëve e detyroi Xhobsin të largohet, por ai u rikthye në vitin 1997 për ta drejtuar firmën Apple në shtigje të reja duke bërë që ajo të shndërrohet në njërën nga kompanitë më të suksesshme dhe më fitimprurëse në botë.

Analisti financiar në Hong Kong, Francis Lun thotë se teknologjitë e krijuara nga firma Apple nën drejtimin e Xhobsit e kanë ndryshuar për gjithnjë mënyrën se si bota përdor telefonat dhe kompjuterët.

"Stiv Xhobs arriti të hedhë në treg tre produkte të ndryshme që në fakt ndryshuan jetën e njerëzve – iPodin, iPhonin dhe iPadin."

Popullariteti i firmës Apple ka ardhur duke u rritur në Shtetet e Bashkuara gjatë gjithë viteve 2000. Gjithnjë e më shumë përdorues besnikë të sistemit Windows kanë përqafuar produktet e firmës Apple.

Produktet e reja të Xhobsit u rritën vazhdimisht në cilësi dhe në shumëllojshmëri. Në fillim doli iMac, pastaj iPodi, iPhoni, dhe më së fundmi kompjuteri iPad

Përse njerëzit i pëlqejnë produktet e apple?

Nga komunikimi e deri te argëtimi, produktet Apple kanë ndryshuar thellësisht mënyrën se si njerëzit në botë marrin informacionin dhe përdorin teknologjinë. Njeriu që e drejtoi firmën Apple në evolucionin e saj ishte Steve Jobs.

Endri, një ri që adhuron të përdorë produktet e apple thotë

"Momentalisht zotëroj vetëm telefonin që ka nxjerrë apple, versionin i-phone 4, kam rreth 5 muaj që e përdor dhe të them të drejtën jam i dashuruar me këtë markë. Megjithëse cmimi në Shqipëri iphon-it është shumë i lartë, aplikacionet që ai disponon në krahasim me celularët e tjerë, është gjëja që e bën diferencën, pra për gamën e shërbimeve që iphone ofron ndryshe nga të tjerët. Nëpërmjet programeve që ka nxjerrë në apple store arrin të përmbushë të gjitha nevojat e përdoruesve të ndryshëm, si për muzikën etj. Me rritjen ekonomike në vendin tonë, ka pasur dhe një rritje të kërkesës, të numrit të blerësve për i phon-in, pra ka pasur një bum të produkteve të apple-it kohët e fundit në një periudhë njëvjeçare, për të gjitha produketet e appl-it si I pad, I pod, I phone etj.

Engjëlli, një tjetër fans i apple thotë se e përdor këtë markë për cilësinë e lartë të saj

"Kam gati një vit që përdor Ipod touch, apple-in e përdor pasi ka cilësinë marramendëse shumë të mirë, vetëm për këtë gjë e përdor"

Është aftësia e firmës Apple për t'i bërë produktet e saj tërheqëse ajo që i shtyn konsumatorët kudo në botë të zgjedhin këto produkte dhe ato të firmave të tjera.

Flogersi shprehet se i pëlqen aq shumë kjo markë saqë nuk do ta ndërronte me asgjë tjetër.

"Para 4 muajsh kam blerë një produkt të apple, I phone 4 dhe jam shumë i lumtur. Megjithëse apple ka Ipad e ipod më pëlqen më shumë i phone pasi i përmbledh këto shërbime dhe është i vogël.Megjithëse cmimi nuk është shumë i favorshëm, por ai ka programet më të mira dhe ëshët shumë i preferuar nga të rinjtë. Nuk ndërroj asgjë më ketë markë"

Edhe tani që Steve Jobs nuk jeton më, shumë analistë presin që për 3-5 vitet e ardhshme Apple ta vazhdojë traditën e krijimit të produkteve të pëlqyeshme nga konsumatorët.

Kompania Apple thotë se mbi një milionë pajisje të modelit të ri iPhone 4S u porositën në ditën e parë që aparati inteligjent u hodh në treg.

Kompania tha sot se porositë për telefonin e ri – me një kosto nga 199 dollarë në 399 dollarë – ia kaluan lehtësisht 600 mijë pajisjeve të blera ditën e parë të modelit aktual iPhone 4.

Analistët e financave ia atribuan pjesërisht bumin e shitjeve vdekjes së ish- kreut të Apple Steve Xhobs, si edhe nderimeve të shumta për jetën e tij që përfshinë gjithë botën. iPhone 4S ka një mikroproçesor të montuar, një kamera me rezolucion më të lartë dhe një program kompjuterik që aktivizohet me zë.

Iphone i ri, i prezantuar nga shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Kuk, ka një procesor shumë më të shpejtë dhe një aparat fotografik me cilësi më të lartë, siç shpjegon nënpresidenti i kompanisë Fil Shiller:

"Është ekrani me rezolucion të lartë; është shtresa prej çeliku inoks që e bën këtë telefonin më të hollë ndër telefonat inteligjentë".

Apple bëri iPod-in më të vogël së të gjithë MP3 player të tjerë, iPod është produkti i parë për tregun e muzikës digjitale, ku konsumatorëve u dha mundësinë të dëgjojnë muzikë në një pajisje te vogël të cilën mund ta mbajmë ne dorë dhe të dëgjojmë muzikë nga do që shkojmë pa tela, e lëshuar me 23 Tetor 2001. Nën mbikëqyrjen e Xhobs, Apple krijoi një muzikë player të tillë. Apple lancoi versione të ndryshme si : iPod nano, iPod shuffle, iPod touch, iPod classic. Ata kanë kapacitet të ruajtjes nga një në 160GB. Si rezultat i popullaritetit të iPod, Apple përfitoi nga faqja iTunes.

Apple pas vdekjes së Xhobsit

Disa thonë se Apple nuk do të jetë më Apple pa Stiv Xhobsin. Njeriu i cili ndërtoi kompjuterat e parë Apple në garazhin e shtëpisë në vitin 1976 dhe më pas i dha botës iPod-in, the iPhone-in dhe iPad-in – papritur njoftoi se do të merrte përsëri leje për arsye shëndetësore.

Bazuar mbi të dhënat e fundit, analistët thonë se kompania Apple ka parashikuar që gjatë vitin 2011 të shesë 17 milionë iPod, 15 milionë iPhone dhe 6 milionë iPad, me ose pa Stiv Xhobsin.

Siri, asistenti juaj personal

Tipar i ri Siri është projektuar për t'iu përgjigjur kërkesave folur për informacione të tilla si vendndodhja e kinemasë më të afërt, restorantet etj...

Por është zbuluar se inteligjenca e këtij softueri është më e gjerë akoma.

Një përdorues tjetër pyeti: "Pse jam këtu?" Sistemi u përgjigj: "Unë nuk e di sinqerisht, as vete se kam menduar këtë gjë....."

Dhe kur një blerës i habitur pyeti "A do të martohet me mua", software përgjigj: "Kjo nuk përfshihet në marrëveshjen që ke bërë për të më blerë mua, ju shpreh keqardhjet e mia".

Një tjetër përdorues tha në telefon: "Ju jeni sexy." Siri u përgjigj: "Dhe unë e mendova kështu"

Një grua tha në telefonin e saj "I love you", dhe mori përgjigjen: "Ju po që më njihni mua, Margaret."

Kur e pyeti një tjetër "Pse je kaq mbresëlënëse", iPhone u përgjigj: "Unë thjesht jam."

Një asistent personal ndërtuar në iPhone 4S është duke cuditur njerëzit me aftësinë e tij për t'iu përgjigjur pyetjeve të çuditshme. Siri ne iPhone 4S ju le juve të përdorni zërin të dërgoni mesazhe, takimet në agjenden tuaj, të dergoni telefonata dhe më shumë.

Tipari i ri Siri është projektuar për t'iu përgjigjur kërkesave folur për informacione të tilla si vendndodhja e kinemasë më të afërt, restorantet etj...

Deri tani ky sistem përdoret vetëm në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Informacionet përkatëse përdoren vetëm në SHBA. Gjithashtu Siri është falas.

Siri e kupton atë që pyetet dhe pasi analizohet nga sistemi pyetja juaj, do të merrni përgjigje. Kur bisedon me Siri-n, ky sistem mund të kuptojë shumë fjalë të paqarta ose edhe ato që kanë shumë kuptime.

Siri është shumë i lehtë në përdorim,t ë flasësh me Siri-n është si të flasësh me një person.

Disa funksione të Siri-t:

1. Siri mund të shërbejë si alarm; Shtyp "Home", i thuaj Siri "në orën 7:15 më zgjo"...

2. Siri kërkon vendodhjen e bareve dhe restoranteve . "Kafja" është zakon i nëpunësve, një filxhan kafeje mund të përsosë gjendjen e punës. Pyeteni Siri-n që të gjejë barin më të afërt, ai mund t'ju kërkojë Starbucks.

3. Kur dëgjon muzikë, i thuaji Siri të luajë këngët e grupit muzikor "Queen's".

4. Dërgon mesazhet gjithashtu

5. Agjendën si për shembull "Në orën 10 më kujto të laj dhëmbët".

6. Përgjigjet mund të zëvendësojnë Google-n si për shembull "Sa i lartë është mali Everest"

Çipa A5, deri tani CPU-ja më e fuqishme e iPhone-it

iPhone 4S, përmban të njëjtin dizajn sikurse paraardhësi i tij iPhone 4, që është dizajni më i mirë i Apple deri më sot, iPhone 4 dallon dhe ka disa veçori unike, si procesorin Apple A5 që gjendet edhe në iPad 2.

iPhone 4S ofrohet me iOS 5, dhe ju nuk duht të keni një Mac apo PC për ta aktivizuar, pasi që tanimë është kuptuar se mund të aktivizohet dhe instalohet çdo gjë përmes iCloud, duke shfrytëzuar WiFi.

Kamerat e celularit Iphone 4S kanë 8 mega piksël, duke u shtuar 60% krahasuar me Iphone 4. Këto kamera janë përsosur kështu që mund të hyjnë më shumë dritë. Me më shumë piksël dhe dritë, fotot duken më bukur. Këto kamera mund të xhirojnë me pamje 1080 HD. Me teknikat e reja optike, pikturat duken shumë natyrale. Teknikat anti-shake mund të stabilizojnë pamjen e xhirimit.

Icloud është mënyra më e mirë e administrimit të përmbajtjes suaj. Icloud mund të rezervojë fotot tuaj, softuer,email,kalendar, kontaktet, dokumentat etj. Këto përmbajtje mund të dërgohen në pajisjet tuaja nëpërmjet wireless.

Me Facetime mund të dëgjoni zërin,gjithashtu të shikoni fytyrën e folësit, nëpërmjet wireless, Iphone, Ipad2, Ipodtouch dhe Mac mund të realizojnë këto funksione. Është thjeshtë të bëhet telefonatë me Facetime. Klikoni emrin që doni, pastaj shfaqesh para saj. Shumica dërrmuese e softuerëve janë falas.!!

Ipad është një kompjuter tabletë i zhvilluar nga Apple Inc. IPad vjen me aplikacionet e mëposhtme: Safari, Mail, Foto, Video, YouTube, iPod, iTunes, App Store, iBooks, Maps, Shenimet, Kalendar dhe Kontakte. Në Mail mund të lexoni shpejt e-mailet, prekni ekranin për të kthyer përgjigje e-mailit që morët, lëvizni dy gishta për të rregulluar attachment. Mund të përdorni "Hartat" për të kërkuar rrugët e ndryshme. "Safari" në Ipad përfshin lajme, uebsajtet e biznesit etj. Ipad është partner biznesi efektiv.

Multi-Touch, cdo gjë në gishtat tuaja

Teknologjia është në formën e saj më të mirë kur ajo është natyrale. Kjo është Multi-Touch në iPad. Përdorni gishtat tuaj për të bërë gjithcka. Lundroni në internet, shkruani e-mail, lexoni libra, dhe shkrepni foto.. është e thjeshtë dhe argëtuese. Si punon? Kur gishtat tuaj prekin ekranin, ato shkarkojnë fusha energjie mbi ekran.

Dy bërthama të fuqishme në një chip A5 tregojnë që iPad mund të bëjë 2-herë punë në të njëjtën kohë. Ju do vereni diferencën kur të lundroni në internet, shikoni filma të bëni FaceTime video calls, të luani, dhe të shkoni nga një aplikacion në tjetrin.

Me Ipad studentët mund të kërkojnë rreth mësimeve të tyre, të shënojnë notat në fund të semestrit, mësuesit mund të japin leksionet, mbikqyrin procesin e mësimit dhe të administrojnë agjendën dhe materialet mësimore. Me këto programe Iwork studentët dhe mësuesit mund të prodhojnë dokumentat profesionale, dhe buletin elektronik. "Pages" është një program i fuqishëm dhe shumë i lehtv në përdorim. Me "Keynote" mund të prodhoni lirisht prezantime me vizatime dhe efekte të veçanta. "Numbers" mund t'u ofrojë studentëve dhe mësuesve raste të prodhojnë shpejt buletin elektronik, tabelë të reja etj. Më në fund prekni logon "AirPrint" për të printuar nëpërmjet Ipad-it.

Itunes U i Appleit ka përmbledhur 350 mijë leksione falas, video, libra dhe podcast. Këto janë materiale mësimore nga universitete botërore të famshme si Yale, Stanford,UC Berkeley,Oxford,Cambridge,Tokjo etj.

Defektet në telefonin iPhone

Më 1 janar problemi me zilet e alarmit në celularin Iphone 4 shkaktoi shumë polemika. Ky fenomen ndodhi edhe në fillim të vitit 2011. Siç mësohet, ka përdorues të celularit Iphone 4 të cilët kanë humbur avionin për këtë arsye.

Në disa forume dhe mikroblogë, shumë përdorues të celularit Iphone4 janë ankuar që më 1 janar zilja e orës së celularëve të tyre nuk punonte. Një nga ata shkruan se në fillim e vuri zilen në orën 5, por kur pasi u zgjua vuri re që ora ishte 6:30! Ky problem i ka kushtuar shumë pasi duhet të paguajë për biletën e avionit të humbur.

Siç mësohet, më 1 dhe 2 janar të vitit 2011, për shkak të këtij problemi, në forumin zyrtar të Apple-it ka patur një mori ankesash. Ky problem u shkaktua nga defekti i sistemit IOS 4.2.1. Të gjithë Iphone-t me sistemin IOS 4.0.2 e kanë këtë defekt.

Marka "Apple" gëzon një popullaritet të madh në Kinë, ku shumë fansa të produkteve të brendshme janë gati të rrijnë për orë të tëra në radhë për të blerë produktet e saj më të fundit.

"Ai ishte një njeri i madh", ka thënë një burrë me një foto të Jobs dhe me një buqetë me zambakë të bardhë, që udhëtoi një orë me makinë për të arritur në një nga dyqanet e "Apple" në Shangai.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China