PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lenovo dhe LePhone
2011-12-21 19:43:48 cri komenti juaj Printoni
Një nga 10 markat më të njohura të Kinës është edhe Lenovo.

Kompania Lenovo është një kompani tekniko-shkencore e ndërkombëtarizuar e me krijime të reja. Ajo përbëhet nga kompania "Lenovo" dhe sektori i kompjuterëve personalë të IBM-së. Në vitin 2003, emri i kësaj kompanie në gjuhën angleze u ndryshua nga Legend në akronimin Lenovo, "Le"është nga emri i mëparshëm Legend, që do të thotë vazhdimi i traditës së mëparshme, kurse "novo" do të thotë i ri, duke simbolizuar frymën e risive. Grupi Lenovo është një kompani me teknologji të lartë dhe me krijime të reja, me traditën e tij të risive autonome dhe të investimeve dhe kërkimeve shkencore në fushën e aplikimit.

Kina raportohet se ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si tregu më i madh i kompjuterëve personalë. Kjo për shkak se miqtë tanë janë duke u përballur me vështirësi ekonomike.

Sipas IDC-së, dërgesat e PC've janë rritur për 14% në 18.5 milionë njësi, kurse ato në SHBA kanë pësuar një rënie prej 4.8%, duke rënë 17.7 milion njësi. Si rezultat i kësaj, Kina momentalisht ka rreth 22% të tregut global të dërgesave të PC've, që është 1% më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Kjo do të ndodhte herët apo vonë, sikurse me tregun e veturave.. dhe kështu ndodhi" tha për Bloomberg një specialist i ekonomisë "Kina ka një popullsi të madhe dhe të hyrat e tyre janë në rritje".

Lenovo zë vendin e tretë botëror në shitjet e kompjuterëve. Lenovo kaloi Acer-in për t'u bërë prodhuesi i tretë më i madh në botë i kompjuterëve dhe po i afrohet Dell-it për t'i zënë vendin e dytë, bëhet e ditur sipas kërkimit IDC.

Lenovo përfitoi nga rritja e qëndrueshme e shitjeve të kompjuterëve personalë në Rajonin e Azi-Paqësorit dhe nga një zgjerim i kanalit të shpërndarjes në rajone të tjera.

-Bana, a ke dëgjuar që Lenovo ka prodhuar desktopin më të vogël në botë?

-Jo, nuk kam dëgjuar, po si ka mundur ta realizojë Lenovo këtë gjë?

- Prodhuesi më i dytë më i madh i kompjuterëve, Lenovo, ka prezantuar desktopin më të vogël në botë me dimensionet 155x188x22 milimetra, me 2 ose 4 GB RAM, e gjithsecili mund të zgjidhë në mes HDD-së me 500GB. Kompjuteri është i pajisur me 4 porte USB-je 2.0 dhe 2 USB 3.0, dhe duke qenë se për shkak të vogëlsisë nuk i përmban pajisjen optike, ajo mund të blihet ndaras.

- Agim, po cfarë prodhon tjetër Lenovo, përvec kompjuterëve personalë?

-Kompania Lenovo ka prezantuar një seri të pajisjeve të reja në Android, ndërsa në mesin e këtyre pajisjeve, Lenovo ka shtuar edhe një telefon të avancuar celular, përkatësisht modelin LePhone S760. Modeli Lenovo LePhone S760 karakterizohet me ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.7 inç, teknologjinë AMOLED。Në anën e pasme të telefonit është edhe kamera me 5 mega-piksel, ndërsa telefoni pritet që së shpejti të fillojë të shitet në Kinë, por çmimi i tij për blerësit ende nuk është bërë i ditur.

-Agim kohët e fundit kam parë dicka shumë interesante në internet që Lenovo ka prezantuar një laptop që dirigjohet nga syri. A ke dëgjuar më parë për këtë?

-Jo Bana, nuk kam dëgjuar asnjëherë! Si është e mundur.....?.

Kur për herë të parë është dëgjuar rreth një laptopi të kontrolluar me sy nga prodhuesi Lenovo, ka pasur disa debate mjaft interesante por së fundi është demonstruar në një panair një prototip funksional me teknologjinë që ndjek syrin.

Në Hanover të Gjermanisë, përkatësisht në panairin CeBIT, vizitorët patën rastin të shohin demonstrimin nga Lenovo që ju mundësonte të zgjidhni dhe të shfletonin atë që shihet në ekran përmes syve. Me një shikim ju për shembull mund të bëni që kursori të paraqitet të afrohet në fotografi apo harta apo të kalojë mes dritareve të hapura dhe të shfletojë e-mail dhe dokumente. Për të rritur jetëgjatësinë e baterisë, kompjuteri mund të zbeh dhe shndris automatikisht përmbajtjen në ekran.

Laptopi përcjell edhe lëvizjet e syrit duke dërguar ndriçime infra të kuqe drejt syrit; kamera e fshehur mund të detektojë më pas reflektimin në retinë. Sistemi duhet të përshtatet për secilin përdorues dhe punon edhe me ata që kanë syze.

Softueri për ndjekje të syrit është në mesin e metodave bashkëkohore të kontrollimit të kompjuterit për personat me aftësi të kufizuara, por ende duhet të kalojë tek audienca e përgjithshme. Kompania suedeze Tobi, partneri i Levono-s për këtë laptop ka furnizuar për një dekadë këtë teknologji.

Pavarësisht shqetësimeve se lëvizjet e syrit mund të hapin gabimisht dritare, disa gazetarë vërtetuan të kundërtën duke theksuar se sistemi po funksionon shkëlqyeshëm dhe se Lenovo e Tobi vërtetë e dinë punën e tyre në këtë drejtim.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China