PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Marrëdhëniet tregtare Kinë-BE
2011-11-10 18:13:59 cri komenti juaj Printoni
PBB-ja e Kinës u rrit vit pas viti me 9,1%, gjatë tremujorit të tretë, duke shënuar ritmin më të ulët në dy vite. Analistët thonë se nuk parashikohet as ngadalësim ekonomik, rezultat i dëshiruar i rregullimeve makroekonomike të vendit dhe as një politikë e lirë monetare. Kina ka kaluar Shtetet e Bashkuara, duke u bërë partneri më i madh tregtar i BE-së. Si mund të kapërcejnë të dy këto subjekte ekonomike disa pengesa të vjetra tregtare dhe të forcojnë partneritetin e tyre në mes të krizës së vazhdueshme evropiane të borxheve...

Spikeri:

Ritmi i rritjes së PBB-së në Kinë u ngadalësua në 9.1 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti.

Kjo shifër është më e ulët nga ajo prej 9.5 për qind e tremujorit të dytë dhe 9.7 për qind e tremujorit të parë.

Sipas Sheng Laiyuan-it, zëdhënësit të Zyrës Kombëtare të Statistikave, të dhënat e fundit tregojnë përpjekjet e qeverisë kineze për të ekuilibruar ekonominë vendase me qëllim që të parandalojnë inflacionin e lartë. Ai thotë se përmirësimi pritet në klimën e tanishme.

Act Sheng Laiyuan

"Ndërlikimi i mjedisit ndërkombëtar ekonomik dhe vështirësitë që po hasen për rimëkëmbjen ekonomike janë në rritje. Faktorët e paqëndrueshëm dhe të pasigurt të ekonomisë vendase janë gjithashtu në rritje. Por, po të fokusohemi në rritjen e tanishme të ekonomisë, në fazën tjetër, mundësia e situatës makroekonomike në Kinë për të qenë e qëndrueshme dhe me zhvillim të shpejtë është relativisht e fortë."

Në tre tremujorët e parë të këtij viti shitja me pakicë në Kinë është rritur me 17 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që të ardhurat e banorëve të qytetit e të fshatit u shtuan me 7.8 për qind pas zbritjes së inflacionit. Për më shumë informacione rreth performancës së ekonomisë kineze në tremujorin e tretë kemi diskutuar më parë me Ma Xiaoping, një ekonomist i lartë në HSBC në Kinë.

(diskutimi me Ma Xiaoping at HSBC)

Spikeri:

Kina ka kaluar Shtetet e Bashkuara, duke u bërë partneri më i madh tregtar i BE-së. Sipas të dhënave të fundit nga Zyra e Statistikave e BE-së, vlera e përgjithshme e tregtisë midis Kinës dhe BE-së në korrik ka tejkaluar atë midis SHBA-së dhe BE-së prej 800 milionë eurosh, duke përbërë 13.4 për qind të importeve dhe eksporteve të përgjithshme të rajonit.

Marrëdhëniet tregtare pritet që të jenë pikë kyçe në diskutimin e samitin të 14-të Kinë-BE, që do të mbahet në qytetin verior kinez Tianjin. Udhëheqësit kinezë dhe të BE-së janë të vendosur në qëndrimin e tyre për të bashkëpunuar së bashku në përballimin e sfidave.

Xhonatan Holsag, kreu i hulumtimeve në Institutin e Brukselit të Studimeve Bashkëkohore të Kinës u shpreh se ajo që është më e rëndësishmja për samitin e kësaj here është që të dyja palët të rivendosin besimin.

"Duhet gjithashtu të biem në ujdi për kushtet e mbështetjes, mbështetjes së Kinës, për përpjekjet e Eurozonës. Mendoj se sfida më e madhe e tyre është që t'i japin garanci të mjaftueshme qeverisë kineze që në fund ata do t'i marrin paratë e tyre mbrapsht, duke nënkuptuar garanci më e madhe nga vendet anëtare të Evropës."

Feng Zhongping, drejtori i Institutit të Studimeve Evropiane pranë Institutit të Kinës për Marrëdheniet Bashkëkohore Ndërkombëtare beson se turbulencat në BE janë vetëm të përkohshme, janë prekur kryesisht vetëm disa vende anëtare të dobëta që nuk përfaqësojnë të gjithë BE-në.

"Ne harrojmë që në vendet e mëdha si Gjermania, Holanda, Suedia etj., ekonomitë e tyre vazhdojnë të jenë të shëndetshme dhe të forta. Jam i mendimit se nuk duhet të genjehemi nga problemet e vetëm një vendi, pasi ne po e shohim Evropën si një e tërë. Evropa ende vazhdon të mbetet një vend i zhvilluar, PBB-ja për fryme është e lartë, madje edhe më e lartë se ajo në vendet në zhvillim, se sa Kina." (Bana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China