PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Raportazh: Me shqiptarët në Panairin e Guangzhout
2011-11-07 20:27:39 cri komenti juaj Printoni

Rritja e shkëmbimeve ekonomike me Kinën ka sjellë shumë tregtarë në tregjet kineze.

Panairi i Guangzhout është një mundësi e biznesmenëve shqiptarë për t'u njohur me mallrat dhe shërbimet e kompanive nga vendi i dytë me ekonominë më të madhe në botë.

Një prej biznesmenëve më të njohur shqiptarë, z.Ylli Xhakollari, administrator i kompanisë "Henry" shpk, një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme në biznesin shqiptar. 80% të mallrave të saj importohen nga Kina.

"Hera e parë që vizituam Panairin e Guangzhout ishte në vitin 1999. U mahnitëm nga shumëllojshmëria, madhështia e këtij panairi dhe nga kompetiviteti i çmimeve, që ishin jashtëzakonisht të mirë për ne dhe për tregun shqiptar. Kjo na bëri që, kur Kina ishte pak e eksploruar qoftë nga shqiptarët apo dhe nga Rajoni i Ballkanit, të ishim rieksportues të mallrave të Kinës. Jam vizitori më i rregullt i Panairit të Guangzhout, që nga koha kur e njoha që ishte relativisht i vogël me këtë që është tani, nuk kam bërë asnjë mungesë dhe çdo 6 muaj marr pjesë në këtë panair "

Një tjetër biznesmen shqiptar, z.Luan Shakaj, administrator i kompanisë "Endi 94" Shpk, kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit, kryesisht në materialet hidraulike, hidrosanitare, hidroizoluese etj. Ai ka vite që importon mallra nga Kina.

"Në fillim kisha dëgjuar për Panairin e Guangzhout, por tani kam qenë vetë disa herë. Panairi i Guangzhout është një panair gjigant, fantastik dhe shumë i mirë. Kam qenë dhe në panaire të tjerë në Itali, Serbi, etj, por Panairi i Guangzhout është i vecantë dhe i mrekullueshëm. Natyrisht që atje kemi krijuar shumë lidhje dhe shkuarja atje na ka zgjidhur shumë probleme. Kur të na jepet rasti do ta vizitojmë përsëri këtë panair pasi është një tjetër mrekulli që ka Kina "

Deri më sot produktet kozmetike janë importuar nga vendet e Evropës, rritja e kompanive kineze dhe investimet e tyre në cilësi kanë afruar tregtarë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera që interesohen për to.

Olsi Bogo, administrator i kompanisë "OLSI Hair System" është një prej tregtarëve më të hershëm në Panairin e Guangzhout.

"Në fillimet tona ne e kemi furnizuar tregun shqiptar nëpërmjet fabrikave të Evropës, Itali Spanjë dhe Greqi. Duke patur parasysh që cmimet dhe cilësia nuk ishin konkurruese për tregun tonë, menduam të shkonim ne Kinë, konkretisht në Shangai, Gunangzhou për të marrë produkte dhe pajisje profesionale për tregun shqiptar. Nga vizita jonë në Panairin e Guangzhout kemi mbetur shumë të kënaqur nga shumëllojshmëritë e produkteve dhe pajisjeve dhe aty kam parë që shumë tregtarë nga e gjithë bota dhe nga Shqipëria lidhnin kontrata. Ne kemi arritur të lidhim 2 kontrata me 2 fabrika shumë profesionale për fushën e parukerisë dhe estetikës. Panairi i Guangzhout është një panair shumë i madh dhe ofron shumë mundësi për biznesin shqiptar. Kontaktet që kemi patur vazhdimisht me këtë panair kanë qenë shumë të dobishme, pasi kemi kontaktuar me shumë kompani në lidhje me biznesin tim dhe me disa prej tyre vazhdoj akoma bashkëpunimin, bashkëpunim ky që ka rezultuar i suksesshëm"

Në panairin e këtij viti ishte i pranishëm studenti shqiptar në Guangzhou, Erion Domi, i cili ka vite që e vëzhgon këtë panair.

"Kam qenë disa herë në Panairin e Guangzhout dhe mu dha mundësia që ta vizitoj edhe edicionin e kësaj here, ku vura re disa përmirësime, hapësirat ishin më të gjëra, gjë që jep mundësinë që edhe kategoria e produkteve të jetë më e gjërë. Gjithashtu dhe transporti është përmirësuar në raport me vitin e kaluar. Shërbimi i personelit brenda në panair është i një cilësie të lartë. Meqënëse panairi është i ndarë në 3 faza ka biznesmenë të ndryshëm shqiptarë që vijnë në faza të ndryshme. Për momentin gjërat më të kërkuara nga tregtarët shqiptarë janë makineritë dhe pajisjet, pllakat dhe produktet e tjera si rroba, veshmbathje e kryesisht corapet që dihen që pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Kina. Në panairin e kësaj here pajisjet më të kërkuara nga shqiptarët ishin makineritë. Megjithëse bota po përballet me krizë ne edicionin e këtij Panairi ka pasur më shumë pjesëmarrës se vitin e kaluar. Panairi është i suksesshëm përderisa ka tregtarë të shumtë, ka produkte të larmishme, e nënshkruhen kontrata. Një nga avantazhet më të mëdhenj të këtij panairi është që ka prodhues të çdo fushe dhe që vijnë nga e gjithë Kina, gjë që mundëson krijimin apo njohjen me ide të reja për produktet dhe mallrat kineze, pra të ofron më shumë mundësi zgjedhjeje. U bëj thirrje të gjithë tregtarëve shqiptarë që akoma nuk e kanë vizituar këtë panair të vijnë e ta vizitojnë pasi ky panair është panairi më i madh dhe më i kompletuar në të gjithë Kinën madje dhe në botë "

Panairi i Guangzhout organizohet 2 herë në vit nga Qendra e Tregtisë së Huaj e Kinës. Organizimi i tij është padyshim një ngjarje e rëndësishme për biznesin e tregtinë ndërkombëtare. Ai është vendi ku takohen mijëra firma private, fabrika, ndërmarrje me investime të huaja dhe kompani të tregtisë me jashtë. (Bana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China