Tendenca e treguesit kinez të çmimit të hekurit
Treguesi kinez i çmimit të hekurit (CIOPI) u publikua të martën në Pekin. Që nga muaji tetor, ky tregues do të publikohet zyrtarisht çdo e hënë.
Treguesi përbëhet nga dy pjesë, "treguesi i çmimit të hekurit kinez" dhe "treguesi i çmimit të hekurit të importuar". Të dy bazohen në çmimin e prillit të vitit 1994 (100 pikë).
Në muajin gusht, treguesi u fut në funksionim eksperimental. Kryetari i Shoqatës së Industrisë së gizës dhe çelikut, z. Zhu Jimin, tha se treguesi përputhet me tendencën e tregut.
Funksionari kinez për çmimin në Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, Zhou Wangjun, tha se të drejta e diskutimit të çmimit për metalin e hekurit është monopolizuar nga tri manjatë, "Vale of Brazil", "Rio Tinto Group" dhe "BHP Billiton Ltd.", ndërsa kompanitë kineze të çelikut nuk janë në gjendje për diskutuar çmimin me to. Sipas tij, ky është edhe shkaku i uljes së vazhdueshme të efektivitetit të këtyre kompanive.
Në të ardhmen, procesi i industrializimit të Kinës do të mbështetet shumë te metali i hekurit dhe çelikut. Zyrtari kinez, mendon se publikimi i treguesit do të ketë rëndësi strategjike për rritjen e aftësisë së kompanive kineze për diskutimin e çmimit të metalit të hekurit në tregun ndërkombëtar, por ky është vetëm hapi i parë.
Të dhënat tregojnë se nga viti 2001 deri më 2010, vëllimi i importit të metalit të hekurit në Kinë u shtua nga 90 milionë tonë në 600 milionë tonë, ndërkohë çmimi i metalit rrit nga 27 dollarë për ton në 128 dollarë. Në vitin 2010, për të dhjetin vit radhazi, Kina u rendit e para në botë për prodhimin e çelikut bruto. Ndërkohë, 63% e lëndëve të para vjen nga importi. (Wang Lei)









