PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Industria e gjelbër, pika e re e rritjes së ekonomisë kineze
2011-07-22 17:47:12 cri komenti juaj Printoni
Zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë së gjelbër ka udhëhequr revolucionin industrial në shekullin e XXI-të. Si rezultat u formuan një sërë degësh të reja, si bio-mjekësia e bio-farmaceutika, bio-teknologjia, ekologjia etj. Industria e gjelbër është bërë fusha kryesore e industrisë së re strategjike globale. Pak kohë më parë, u zhvillua Konferenca e 5-të kineze e industrisë së gjelbër në qytetin Shenzhen të Kinës jugore. Gazetari i radios sonë mësoi se në vitin 2010 industria e gjelbër kineze realizoi një vlerë prodhimi prej 1.5 trilionë juanësh (234 miliardë dollarësh). Kështu, Kina zuri vendin e parë në vëllimin e prodhimit të disa produkteve farmaceutike, si antibiotikë, vaksina, acid organik, aminoacide etj. Industria e gjelbër po bëhet pika e re e rritjes së ekonomisë kineze. Z. Zhu Jianchao është marrë me industrinë farmaceutike prej mbi 30 vjetëve. Në vitin 2010 ai u kthye nga SHBA-ja dhe po punon si drejtor biznesi në kompaninë me përgjegjësi të kufizuar “Teknologjia Ekologjike Kanghong”. “Më vjen mirë, që unë jam i dobishëm për këtë kompani dhe kam interes të jap kontributin tim në këtë drejtim. Në degën e bio-mjekësisë e bio-farmaceutikës, kemi shumë nevojë të shkëmbejmë eksperienca me kompani të huaja.” Z. Zhu tha se u kthye në atdhe për mallin për vendlindjen, por më e rëndësishmja është që gjeti një kompani plotë gjallëri. Grupi farmaceutik Kanghong, merret me kërkimin, prodhimin, shitjen dhe shërbimet e barnave të gatshme kineze, si atyre kimike dhe atyre organike. Në 17 vitet e jetës, kompania mbetet e vendosur në kërkimin shkencor. Çdo vit ajo arkëton 6% të të ardhurave nga shitja në këtë drejtim. Kjo përqindje është më e lartë se ajo e nivelit mesatar e kompanive kineze. Pikërisht kjo veçori e kompanisë e tërhoqi Zhu Jianchao të kthehej në atdhe. Në pavijonin e shoqërisë Kanghong, z. Zhu Jianchao prezantoi një medikament të prodhuar me anën e bio-teknologjisë. Ai u shpreh se ky medikament i ri po hyn në fazën klinike, fazën e fundit të kërkimit, që do të jetë sihariq për të moshuarit që vuajnë nga plakja, pra nga degjenerimi i qelizave molekulare. Medikamenti i ri parashikohet të mbushë boshllëkun në Kinë. Pavarësisht nga rreziqet e mundëshme, Kanghong ka investuar shumë në kërkimin shkencor dhe shpreson të prodhojë një a dy produkte që do të kenë të drejtën e pavarur të pronësisë intelektuale. Kultivimi i kësaj industrie është prirje e zhvillimit të ekonomisë së gjelbër. Kina ka bërë përpjekje jo vetëm në bio-mjekësi, por edhe në bio-teknologji. Duke folur për sigurinë dhe përparimet teknike të ushqimeve, z. Zhang Zhongchen, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë së farërave, Xinhe Sh.P.K., tha se ndërmarrja e tij u bë shembull për cilësinë e mirë dhe të fortë të prodhimit të grurit. Z. Zhang tha se nëpërmjet bio-teknologjisë, kompania e tij ka arritur të prodhojë grurë me rendiment të lartë dhe që përballon prekjet e ndryshme nga dëmtuesit apo faktorë të jashtëm. Në këtë mënyrë mund të rritet prodhimi i drithërave dhe të përmirësohet cilësia e tyre. Kësaj here në konferencën e Shenzhenit u mblodhën afro 300 ndërmarrje e institucione kërkimore nga ShBA-ja, Gjermania dhe Kina, të cilët demonstruan rezultatet më të fundit. Si qytet-organizator i kësaj konference, Shenzheni disponon një grup të madh në zhvillimin e industrisë së gjelbër, duke u bërë një nga bazat e krijimtarisë së bio-farmaceutikës kineze. Zhvillimi i vrullshëm i ndërmarrjeve të kësaj industrie mbështetet tek përkrahja e vendit në këtë drejtim. Në tetor të vitit 2010, qeveria kineze përcaktoi industrinë e gjelbër si një nga 7-të industritë e reja në etapën e re dhe paraqiti se para vitit 2020 do ta kthejë industrinë e gjelbër në industrinë kryesore në ekonominë e brendshme të Kinës. Zyrtari i Komitetit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës i Kinës, z.Qi Chengyuan është i mendimit se industria e gjelbër përfaqëson drejtimin e zhvillimit teknologjik në botë në shekullin e 21-të. Zhvillimi me vendosje i kësaj industrie do të jetë në ndihmë të zbutjes së mungesës së burimeve natyrore, të keqësimit të mjedisit si dhe do të zgjidhë problemin e sigurimit të drithërave dhe shëndetit të banorëve. Industria e gjelbër ka rëndësi të madhe për zhvillimin e vazhdueshëm. (Wang Lei)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China