PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhvillimi i infrastrukturës, zhvillim shoqëror e ekonomik
2011-06-02 17:31:45 cri komenti juaj Printoni

Kohët e fundit u mbajt në Pekin "Forumi i dytë ndërkombëtar i investimeve dhe ndërtimit të infrastrukturës". Tema kryesore e forumit ishte: "Bashkëpunimi për nxitjen e investimeve dhe zhvillimi i qëndrueshëm i infrastrukturës". Pjesëmarrës ishin mbi 860 përfaqësues të ardhur nga 46 vende të botës.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum, zv-drejtori i degës së investimeve dhe të bashkëpunimit ekonomik me botën e jashtme pranë Ministrisë kineze të Tregtisë, Ni Jiati, tha se përveç rigjallërimit gradual të ekonomisë botërore, kërkesa dhe oferta e mbarë botës për infrastrukturën rritet vazhdimisht. Kina, tha ai, dëshiron të krijojë me më shumë vende të botës sistemin e bashkëpunimit për ndërtimin e infrastrukturës dhe të forcojë bashkëpunimin midis qeverive për të nxitur e lehtësuar bashkëpunimin për investimet.

"Tani, Kina nënshkroi me mbi 10 vende të botës traktate për forcimin e bashkëpunimit në ndërtimin e infrastrukturës dhe ka krijuar sistemin e punës për të. Njëkohësisht, Kina shpreson se vendet e ndryshme do të trajtojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për ndërtimin e infrastrukturës, duke favorizuar kompanitë në fushën e taksave. Ne do të përpiqemi për të qenë të hapur në këtë drejtim dhe të evitojnë politizimin e këtyre çështjeve. Garantojmë se do të mbrojnë sigurinë dhe interesat ligjore të investitorëve."

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China