PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, shanse të reja për investime të huaja
2011-04-07 15:26:55 cri komenti juaj Printoni

Pesëvjeçari i 12-të, shanse të reja për investimet e huaja në Kinë

Viti 2011 është i pari i planit të 12-të pesëvjeçar për Kinën. Nën sfondin e shpejtimit të ndryshimit të mënyrës së zhvillimit ekonomik, koordinimi i politikës për thithjen e investimeve të huaja në Kinë ka tërhequr vëmendjen e kompanive të huaja, sidomos të atyre nga Evropa, SHBA-ja dhe Japonia, si dhe të institucioneve ekonomike perëndimore.

Për ndryshimin e mjedisit të investimeve të kompanive të huaja në Kinë dhe për kapjen e shanseve strategjike të zhvillimit të ardhshëm të vendit, shumë anëtarë të Konferencës Konsultative Politike, diskutuan gjatë sesionit vjetor të këtij viti.

Në fillim të reformës dhe të hapjes, Kina u mbështet tek ulja e kostos së krahut të punës, e shkëmbeu teknologjinë me tregun kinez, duke u dhënë kompanive të huaja kushte "super të favorshme". Anëtari i komitetit kombëtar të Konferencës Konsultative Politike, zv-drejtori i Bankës Shtetërore të Zhvillimit, Liu Këgu, mendon se politika e favorshme aso kohe për thithjen e investimeve të huaja, pati domosdoshmëri historike.

Në hapat e parë, vendeve në zhvillim u mungojnë fondet, për të thithur investimet dhe teknologjinë e përparuar. Pas reformës dhe hapjes, Kina e kaloi këtë fazë.

Tani, Kina ka një rezervë valutore prej mbi 2 trilionë dollarë amerikanë. Në vitin 2010, vëllimi i përdorimit real të investimeve të huaja nga Kina arriti në një trilionë.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China