PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, rrjeti më të madh hekurudhor me shpejtësi të lartë
2011-03-11 22:18:00 cri komenti juaj Printoni

Trenat me shpejtësi të lartë, si një formë e re transporti e shoqërisë moderne, kanë epërsi të dukshme për sigurinë, shpejtësinë, janë ekonomik dhe mbrojnë mjedisin. Pas hyrjes në shekullin e ri, për të kombinuar zhvillimin e shpejtë të ekonomisë, Kina e konsideron zhvillimin e trenave me shpejtësi të lartë, për transportin e udhëtarëve, si një orientim kryesor të modernizmit. Nëpërmjet ndërtimit 10-vjeçar të hekurudhave me shpejtësi të lartë, tani Kina ka rrjetin më të madh dhe me shpejtësinë më të lartë të transportit hekurudhor në botë. Deri në vitin 2011, shumë linjat kryesore do të degëzohen, duke përfshirë linjën Pekin-Shangai, që do të lidhen së shpejti. Kështu gjatësia e përgjithshme e hekurudhave me shpejtësi të lartë të Kinës, do t'i kalojë 13 mijë kilometrat.

Kina ka një territor shumë të shtrirë dhe një popullsi të madhe, ndërkohë zhvillimi i ekonomisë rajonale është jo proporcional. Si mjeti kryesor i transportit në Kinë, transporti hekurudhor ndodhet gjithmonë nën presion të madh. Në 20 vitet e fundit, zhvillimi i trenave me shpejtësi të lartë në Kinë, ishte i vonë në krahasim me pjesën tjetër të vendeve në zhvillim.

Në janar të vitit 2004, Këshilli i Shtetit hartoi "planin e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë të rrjetit hekurudhor". Plani është i pari për zhvillimin hekurudhor në historinë e Kinës. Deri në vitin 2020, gjatësia e linjave hekurudhore në Kinë, pritet të arrijë në 100 mijë kilometra. Ndër to përfshihet edhe linja e transportit të posaçëm hekurudhor për udhëtarë, që ka një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë. Gjatësia e kësaj linje do të arrijë mbi 12 mijë kilometra.

Kryeinxhinieri i Ministrisë së Hekurudhave të Kinës, Hë Huawu, thotë se në vitin 2004, treni ndër qytetas me shpejtësi të lartë, u konsiderua parësor në planin e parë të zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë të rrjetit hekurudhor të Kinës. Pas 4 vitesh, u bë realitet.

Ne kemi përqendruar energjitë për të bërë gjëra të mëdha. Për një kohë shumë të shkurtër, kemi prodhuar me ritmin më të shpejtë, trenin ndër qytetas me shpejtësinë më të lartë në botë. Linja hekurudhore, Pekin-Tienjing, është një vepër përfaqësuese.

Linja ndër qytetase me shpejtësi të lartë, nga Pekini-Tienjing është e para e transportit të udhëtarëve me standardin më të lartë në Kinë, që u inaugurua më herët. Gjatësia e përgjithshme është 120 kilometra dhe lidh Pekinin me qytetin Tienjing.

Për ndërtimin e saj, është përdorur teknologji e lartë dhe e re. Më 4 korrik 2005, kjo linjë filloi të ndërtohej. Më 15 dhjetor 2007 ajo u inaugurua dhe më 1 gusht 2008 filloi punë. Është linja e parë hekurudhore me shpejtësi të lartë, që kap shpejtësinë maksimale 350 kilometra në orë. Kjo është shpejtësia më e madhe në botë. Teknologjia e përdorur është në nivelin më të përparuar botëror. Inaugurimi i linjës Pekin-Tienjing, është një kapërcim i madh, në historinë e trenit me shpejtësi të lartë në Kinë.

Drejtori i Drejtorisë së Transportit, pranë Ministrisë së Hekurudhave të Kinës, Zhang Shuguang thotë: "Vetëm mbështetja tek importi i teknologjive të larta, asnjë vend nuk mund të ndihmojë veten të ndërtojë një sistem të tillë kompleks. Edhe vendet e tjera nuk mund të na ndihmojnë ne të ndërtojmë trenin me shpejtësi të lartë, që i përshtatet infrastrukturës kineze. Treni me shpejtësi të lartë është një zinxhir shumë i madh industrial. Vlera e tij ekonomike dhe kostoja është shumë e lartë, ndaj ky treg nuk mund të dorëzohet jashtë."

Në konferencën e 7-të botërore të hekurudhave me shpejtësi të lartë, që u organizua në fund të vitit 2010 në Pekin, sekretari i Shoqatës Ndërkombëtare të hekurudhave, Jean Pierre Loubinoux, vlerësoi sukseset e Kinës në zhvillimin e hekurudhave me shpejtësi të lartë.

"Kina ka rrjetin më të madh të hekurudhave me shpejtësi të lartë në botë. Ky rrjet do të zgjerohet në 3-4 herë gjatë 10-20 viteve të ardhshëm. Hekurudha e Kinës me shpejtësi të lartë do të bëhet pararojë e botës."

Ndërkohë zv-kryeministri i Kinës Zhang Dëjiang tha: "Zhvillimi i shpejtë i hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë, ka ngritur nivelin modern të trenave me shpejtësi të lartë. Kina ka aftësinë e garantimit të transportit hekurudhor, mungesa e të cilit deri më sot, ka frenuar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Hekurudhat, kanë nxitur fort prodhimin e armatimit, studimin e prodhimin e materialeve të reja dhe zhvillimin e shpejtë të shërbimeve të ndryshme. Njëkohësisht kanë luajtur rol të rëndësishëm në nxitjen e krijimit të teknologjive, përsosjen e strukturës industriale, pakësimin e përdorimit të tokave, kursimin e energjisë e pakësimin e shkarkimit të gazit. Të gjitha këto përmblidhen në përmirësimin e jetesës së popullit."

Zhvillimi i shpejtë i hekurudhave me shpejtësi të lartë jo vetëm ka nxitur ekonominë, por edhe u ka sjellë njerëzve shumë lehtësi në jetën e përditshme.

Njerëzit thonë se zhvillimi i hekurudhave me shpejtësi të lartë nuk është thjesht një formë e transporti, por një strategji afatgjatë. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China