PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhengtai: nga një punishte në kompani ndërkombëtare
2010-10-22 21:17:04 cri komenti juaj Printoni

Shoqëria Zhengtai, nga një punishte familjare me vetëm 8 punonjës dhe kapital 50 mijë juanë, u shndërrua në një prodhues gjigant i pajisjeve elektro-shtëpiake me tension minimal dhe si ndërmarrja më e përparuar e aplikimit të energjisë diellore në Kinë. Zv.drejtori i përgjithshëm i këtij grupi Lin Këfu tha se 3 pikat kyçe të suksesit të kompanisë janë: së pari, ai ndjek kërkesat e zhvillimit të reformës dhe të hapjes; së dyti, ai ka studiuar eksperiencat e mëparshme të vendeve evropiane dhe amerikane duke i përdorur si shembuj, pasi vendet perëndimore janë industrializuar më herët në krahasim me ne. Edhe forma e zhvillimit të tyre është interesante dhe së treti, ne duhet të njohim qartë potencialin jetik, të gjejmë rrugën e zhvillimit. Ne nuk duhet të nxitojmë në metodat apo politikat ose të pranojmë format e të huajve. Ne duhet të mbështetemi tek karakteristikat tona ekonomike e të studiojmë zhvillimin dhe formën tonë të rritjes. Shoqëria Zhengtai e di rëndësinë e shfrytëzimit të tregjeve të krahinave të ndryshme të Kinës dhe të rajoneve të ndryshme të botës. Zhengtai ka zbatuar biznesin strategjik në "Luginat e Silicit" në Wenzhou, Shangai, Pekin dhe në SHBA. Njëkohësisht ai ka hapur dhe pika shitje në 7 rajone të botës që kanë rëndësi strategjike për kompaninë. Përveç këtyre, Zhengtai ndërtoi selinë e tij në Spanjë dhe nënshkroi planin e bashkëpunimit me shumë vende të botës.

Tani, në kompaninë Zhengtai ndodhen 20 mijë punonjës. Shoqëria i kushton rëndësi të madhe përgatitjes kulturore të ndërmarrjes. Zoti Lin tha se në qoftë se punëtorët nuk kanë konceptin e duhur të punës, shoqëria nuk mund të zhvillohet. Prandaj shoqëria ka krijuar një sërë sistemesh për të ngritur nivelin e jetesës së tyre. Vetëm kështu, punonjësit mund të kenë përgjegjësinë shoqërore dhe ndërmarrja mund të zhvillohet dita-ditës. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China