Industritë e makinave, urbanistikës, të prodhimit të pajisjeve, të ilaçeve biologjike dhe të energjisë së re do të jenë 5 industritë kryesore që do të nxiten nga Bashkia e Pekinit.
Zv-kryetarja e Komitetit të Informacionit Ekonomik të Bashkisë së Pekinit, Jiang Guiping u shpreh se në të ardhmen industria e makinave do të luajë rolin e saj me përparësi në materiale shkencore. Do të forcojmë aftësinë e prodhimit të makinave me energji të re sidomos atyre elektrike dhe me energji hibride. Në vitin 2011 do të përdoren 3000 makina me energji të re në qarkullimin publik dhe në pastrimin e mjedisit.
Drejtori i industrisë së Teknologjisë së Lartë pranë Komitetit të Zhvillimit dhe të Reformës të Pekinit Fei Xiang tha se industritë e energjisë së re të Pekinit do të kenë përparësi në kërkimin e teknologjisë, prodhimin e pajisjeve ekskluzive dhe të shërbimeve teknike. Në vitin 2011 të ardhurat e industrisë së energjisë së re kaluan 50 miliardë juanë. (U Sen)





