PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Harta, dëshmi sovraniteti mbi Detin e Kinës Jugore
2016-04-14 10:58:09 CRI Komenti juaj Printoni
Fjalë kyçe: 地图---Dì tú---Hartë

Harta përmban një informacion të rëndësishëm politik përsa i përket kufirit. Kufiri i një vendi tregon vullnetin e tij mbi sovranitetin dhe qëndrimin e tij politik e dipllomatik në komunitetin ndërkombëtar. Në procesin e caktimit të kufirit në tokë dhe det, harta luan një rol të pazëvendësueshëm. Si një dëshmi historike, hartat tregojnë kufirin e palëve përgjatë historisë, i cili mund të verifikohet, duke sjellë dëshmi të tjera. Kështu, pothuajse të gjitha vendet e shfrytëzojnë hartën si një dëshmi të rëndësishme për kërkesat e veta.

Në procesin e mbrojtjes së sovranitetit dhe interesave detare të Kinës mbi Detin e Kinës Jugore, harta luan një rol të rëndësishëm, pasi jo vetëm luan një rol mbështetës për përshkrimet në veprat letrare, por tregon qartë që populli kinez në lashtësi i ka zbuluar dhe i ka përdorur shkëmbinjtë në Detin e Kinës Jugore.

Në kohën e dinastive kineze Ming dhe Qing kishte shumë harta me informacione të hollësishme mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore. Në fillim të shekullit të 13-të, në hartën e lundrimit të Zhenghe, janë shënuar vendodhjet e ishujve në Detin e Kinës Jugore, si ishujt Shitang, Wansheng Shitang dhe Shixing Shitang. Në hartat administrative të këtyre dinastive, është shprehur qartë vullneti e shtetit, çka përbën një dëshmi të drejtpërdrejtë historike për të drejtën e administrimit të Kinës mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore. Ndërsa deri në vitin 1970, në hartën politike të Republikës së Filipineve të publikuar nga Manila, e cila bën më shumë zhurmë mbi Detin e Kinës Jugore, nuk kishte asnjë shenjë mbi asnjë ishull ose shkëmb në Detin e Kinës Jugore.

Në fakt, ushtrimi i sovranitetit të Kinës mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore para shumë vjetësh është njohur nga vendet e botës. Në albumet e hartave të publikuara nga Britania, Franca, Japonia dhe SHBA-ja, duket qart ësovraniteti i Kinës mbi këtë det. P.Sh, në vitin 1952, ministri i jashtëm i Japonisë Okazaki Kzuo rekomandoi me firmën e vet "Atlasin Standard Botëror", ku u shënua qartë që ishujt në Detin e Kinës Jugore ishin territor kinez. Krahas kësaj ekziston dhe Atlasi i Madh i Hartave Botërore, i publikuar nga Republika Federale Gjermane në vitet 1954, 1961 dhe 1970; Atlasi Botëror i botuar nga ish- Bashkimi Sovietik në vitet 1954-1967; Albumi Gjeofrafik Botëror i publikuar nga Rumania në vitin 1957; Atlasin Oxford Australian dhe Atlasin Filip të publikuar nga Britania e Madhe në vitin 1957; Atlasi Enciklopedik i Britanisë së Madhe i vitit 1958; Atlasi i Kinës i publikuar nga Japonia, në vitin 1973, etj.

Vietnami që ka sunduar ishujt e Kinës në Detin e Kinës Jugore ka konfirmuar që ishujt në Detin e Kinës Jugore janë një pjesë të territorit kinez. Në Hartën Botërore të hartuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Vietnameze në vitin 1960, në atlasin e Vietnamit të publikuar nga Administrata e Hartografisë në vitin 1964 dhe në Atlasin botëror të publikuar në vitin 1972, ishujt në Detin e Kinës Jugore janë përfshirë në territorin e Kinës.

Ishujt në Detin e Kinës Jugore janë territore të trashëguara brez pas brezit të kombit kinez. Hartat që kanë treguar historinë e kërkimit, zbulimit, përdorimit dhe administrimit të Detit të Kinës Jugore janë si kontrata në dorën e popullit kinez, si dhe një dëshmi e fortë për mbrojtjen e sovranitetit territorial dhe interesat detare mbi Detin e Kinës Jugore.  (Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China