PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang Yi komenton turin e Xi-ut në Çeki dhe në NSS
2016-04-03 08:50:51 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u kthye të shtunën në Pekin, pas vizitës shtetëtore në Republikën Çeke dhe pjesmarrjes në Samitin e 4-t të Sigurisë Bërthamore, në Uashington. Turi pesëditor i kreut të shtetit Xi rikonfirmoi përpjekjet e vazhdueshme të Kinës për promovimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë si dhe angazhimin e saj për mbrojtjen e sigurisë globale bërthamore.

Duke komentuar këtë tur, ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi tha se Çekia është një partner i rëndësishëm i Kinës në Europën Qendrore dhe Lindore si dhe një nga vendet më aktive në promovimin e marrëdhënieve me Kinën. Të dy vendet ranë dakord për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve në partneritet strategjik, tha Wang, duke duke shtuar se u ra dakord për bashkëpunim në kuadër të nismës "Një Brez dhe një Rrugë".

Ndërsa duke komentuar pjesmarrjen e kreut të shtetit Xi në Samitin e 4-t të Sigurisë Bërthamore, (NSS) kryediplomati kinez tha se Kina dëshmoi angazhimin për promovimin e qeverisjes bazuar në mbrojtjen e sigurisë globale. "Presidenti Xi paraqiti një propozim prej 5 pikash për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në sigurinë bërthamore. Ky propozim nga i cili bota përfiton të mira publike, u mirëprit nga vendet pjesmarrëse në Samit", theksoi Wang.

"Si dy fuqi bërthamore, Kina dhe SHBA-ja paraqitën të enjten një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin në sigurinë bërthamore, si një nga momentet kyçe të samitit. Gjatë takimit Xi-Obama, të dy liderët shkëmbyen mendime lidhur me një gamë të gjerë çeshtjesh me interes të përbashkët, për të cilat u arrit konsensus", tha Wang. Ai e cilësoi Samitin si pozitiv dhe konstruktiv, si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-amerikane.

Turi i presidentit Xi, pas nisjes së Planit të 13-të pesëvjeçar të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kinës është parë nga bota si një shans për të adresuar shqetësimin ndaj zhvillimit ekonomik të saj, tha ministri Wang. Gjatë turit presidenti Xi pati rastin të zhvillojë takime dy dhe shumëpalëshe, apo biseda joformale nëpërmjet të cilave shtjelloi strategjinë e zhvillimit të Kinës dhe filozofinë për të shtuar besimin në ekonominë kineze, nënvizoi ministri i jashtëm. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China