PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping mbërrin në Republikën Çeke
2016-03-28 20:01:41 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti të hënën pasdite në Pragë, duke filluar vizitën e tij shtetërore në Republikën Çeke.

Në kohën kur hyri në hapësirën ajrore të Republikës Çeke, aeroplani i posaçëm i presidentit Xi u shoqërua nga dy aeroplanë të forcave ajrore çeke.

Kjo është vizita e parë e një kryetari shteti të Kinës në Republikën Çeke që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve.

Xi Jinping shprehu përshëndetje të ngrohtë për popullin çek, duke vënë në dukje se Kina dhe Republika Çeke kanë miqësi të vjetër dhe se  Republika Çeke është bërë partner i rëndësishëm i Kinës në Europën Qendrore e Lindore (EQL)  dhe një vend mik i Kinës në Bashkimin Europian.

Tani marrëdhëniet dypalëshe janë futur në rrugën e zhvillimit të shpejtë dhe shkëmbimet e bashkëpunimi dypalësh janë shtuar. Të dyja palët po zhvillojnë një bashkëpunim miqësor brenda kornizës së bashkëpunimit Kinë-EQL, duke luajtur rol të rëndësishëm për nxitjen e marrëdhënieve kino-europiane.

"Kjo është vizita ime e parë në një vend të Europës Qendrore e Lindore si president i Kinës, si dhe vizita e parë e një kryetari shteti të Kinës qysh nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Unë pres të takohem me liderët e Republikës Çeke, si presidenti Zeman, për të shkëmbyer thellësisht mendime. Shpresoj që kjo vizitë do të shtojë miqësinë tradicionale mes dy popujve, do të forcojë besimin reciprok në fushën politike, do të zgjerojë bashkëpunimin konkret dhe do të krijojë një bazë të mirë për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve kino-çeke," theksoi z. Xi Jinping pas mbërritjes në Pragë. 

Pas vizitës në Republikën Çeke, Xi do të niset për në Uashington, për të marrë pjesë në samitin e 4-t të sigurisë bërthamore.(Jiang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China