PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vizita e presidentit kinez në Çeki, nxitje marrëdhënieve dypalëshe
2016-03-27 11:20:45 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping do të fillojë të hënën një vizitë shtetërore treditore në Republikën Çeke.

Të dy vendet presin që vizita e presidentit Xi Jinping t'i ngrejë në një nivel të ri marrëdhëniet dypalëshe.

Ambasadorja kineze në Republikën Çeke Ma Keqing shpreh besimin se vizita e z. Xi do të hapë një epokë të re në bashkëpunimin midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore. "Kjo është vizita e parë e presidentit Xi në një shtet të Europës Qendrore dhe Lindore dhe tregon se Kina tani po kushton rëndësi të madhe këtij rajonin dhe mekanizmit të bashkëpunimit '16 + 1', " vuri në dukje ambasadorja Ma Keqing.

Gjatë vizitës së presidentit Xi Jinping në Republikën Çeke, do të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe, nismën "Një Brez dhe Një Rrugë", bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, si dhe çështje të tjera ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët. Gjithashtu, do të nënshkruhen edhe një numër marrëveshjesh bashkëpunimi që mbulojnë fusha të tilla si ekonomia e tregtia, infrastruktura dhe financat. (Artan Goga)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China