PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Boao, u krijua Organizata e Bashkëpunimit të Mediave Aziatike
2016-03-23 10:56:04 CRI Komenti juaj Printoni
Tryeza e Rrumbullakët e Drejtuesve të Mediave, pranë Forumit Aziatik të Boao-s 2016 u zhvillua të martën në Boao, të provincës Hainan. Në këtë mbledhje, Shoqata e Diplomacisë Publike e Kinës dhe mediat nga 12 vendet aziatike, si Kina, Kamboxhia, Turqia, Laosi, Mongolia, Nepali, Koreja e Jugut, Indonezia vendosën krijimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Mediave Aziatike, gjë që shënon një etapë të re bashkëpunimi midis mediave aziatike.

Në mbledhjen e të martës, 18 drejtues të mediave nga 12 vende diskutuan gjerësisht rreth temës "Një brez një rrugë, shansi i ri i bashkëpunimit të mediave aziatike" dhe arritën njëzëri në vendimin për krijimin e "Organizatës së Bashkëpunimit të Mediave Aziatike", formimin e platformës së re të bashkëpunimit midis mediave aziatike, forcimin e të drejtës së fjalës dhe të ndikimit të mediave aziatike. Drejtuesi i tryezës së rrumbullakët, drejtori i Radios së Jashtme të Kinës Wang Gengnian tha në mbledhje:

"Mediat aziatike duhet të shtojnë besimin reciprok dhe të krijojnë platformën e bashkërendimit për 'brezin e transmetimeve përgjatë rrugës së mëndafshit', duke hapur një rrugë për përhapjen e kulturës, për trashëgiminë e miqësisë dhe me fitime të përbashkëta."

Gjatë mbledhjes së drejtuesve të mediave aziatike, përfaqësuesit e tyre diskutuan mbi fizibilitetin e domosdoshmërinë e Organizatës së Bashkëpunimit të Mediave Aziatike. Drejtori i "Yon Radio" të Turqisë, Yuksel Mansur KILINC tha se një mekanizëm i ndërkombëtarizimit në Azi do të nxitë me efikasitet bashkëpunimin midis mediave aziatike. Ai propozoi:

"Kjo organizatë duhet të marrë përgjegjësi për nxitjen e bashkëpunimit mediatik, për pasurimin e përmbajtjeve e mënyrave të bashkëpunimit midis mediave, për thjeshtësimin e procesit të bashkëpunimit dhe për hartimin e një projekti të qartë. Kjo organizatë duhet t'u krijojë pnjë latformë shëmbimesh e mundësish kompanive mediatike dhe partnerëve tregtarë. Ajo duhet të jetë edhe një institucion gjithëpërfshirës, që përfaqëson mediat më me autoritet dhe administratën mbikëqyrëse të vendeve aziatike. Gjithashtu, kjo organizatë duhet të merret me analizat e prirjes së zhvillimit të mediave."

Drejtori i Televizionit Kombëtar të Kamboxhias Kem GUNAWADH shprehu mendimin se krijimi i "Organizatës së Bashkëpunimit të Mediave Aziatike" është në kohën dhe vendin e duhur, pasi mediat aziatike kanë nevojë për një platformë për shkëmbime e bashkëpunim efikas.

Në ceremoninë e hapjes së Organizatës së Bashkëpunimit të Mediave Aziatike, që u zhvillua pas tryezës, kryetari i Shoqatës së Diplomacisë Publike të Kinës dhe ish-ministri i jashtëm i Kinës, Li Zhaoxing u shpreh se krijimi i kësaj organizate ka rëndësi të madhe.

"Vendet aziatike përbëjnë 60% të popullsisë së botës, por 2/3 e informacioneve aziatike vijnë nga vendet e zhvilluara. Ngjarjet aziatike, të prodhuara e të përpunuara nga vendet evropiane e amerikane, duken të bukura por jo të vërteta, prandaj forcimi i bashkëpunimit të mediave aziatike i ofron botës Azinë reale, objektive, të gjithanshme dhe pozitive dhe kjo është me rëndësi të madhe aktuale dhe afatgjatë."

Kjo Organizatë ka ftuar të gjitha mediat aziatike të bëhen pjesë e saj. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China