PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fuqitë e Mëdha arrijnë marrëveshjen armëpushimit për Sirinë
2016-02-12 10:02:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fuqitë e mëdha ranë dakord të kërkojnë një 'armëpushim kombëtar' në Siri dhe zbatimin e tij brenda një jave, thanë diplomatët që po marrin pjesë në takimin e Grupit Mbështetës të Sirisë në Munih të Gjermanisë.

Gjithashtu ata thanë se kanë rënë dakord për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe njëherësh bënë thirrje për rifillimin e bisedimeve të paqes në Gjenevë.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se armëpushimi afatgjatë varet nga vullneti i secilës palë që është e përfshirë në luftën civile të Sirisë për t'u përfshirë në "bisedime të mirëfillta".

Në takimin e zhvilluar në Munih, me diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Kombet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera, u ra dakord zbatimi i "ndërprerjes së luftimeve" brenda një jave.

Sekretari Kerry tha se "qëllimi është arritja e një armëpushimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm," por theksoi se çdo gjë do të varet nga bisedimet në të ardhmen. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China