PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti i Francës riformon kabinetin
2016-02-12 10:33:56 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Francës Francois Hollande riorganizoi kabinetin qeveritar të enjten. Në postin e kryeministrit mbetet Manuel Valls, ndërsa ishkryeministri Jean-Marc Ayrault u emërua ministër i jashtëm, në vend të Laurent Fabius, të dorëhequr.

Pallati presidencial francez përmes një deklarate për shtyp të enjten bëri të ditur se qeveria e re përbëhet nga 18 ministra dhe 20 sekretarë shteti, duke u shtuar me 6 anëtarë, krahasuar me kabinetin e mëparshëm.

Pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar, kreu i tij Valls tha se është një staf me përvojë dhe bazë të gjerë politike.

Sipas medias franceze, qeveria e re ka pranuar në gjirin e saj politikanë të Partisë së Gjelbër dhe partive të majta radikale për të forcuar pushtetin e Partisë Socialiste të presidentit Hollande, me synim fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2017.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China