PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinezi i parë i prekur nga Zika ndodhet në karantinë
2016-02-12 09:41:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kinezi i parë i prekur me virusin Zika është shtruar në një spital në provincën lindore Jiangxi. 34 vjeçari nga konteja Ganxian shkoi për një kontroll mjekësor në spital, një javë pas shfaqjes së simptomave, pas kthimit nga një udhëtim në Venezuelë.

Pas temperaturës së lartë dhe marrje mendsh, duke menduar se ishte prekur nga ethet tropikale ai ishte vizituar nga një mjek venezuelian.

Drejtori i Qendrës së Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës, Wang Yu tha se nuk ka vend për alarm publik, lidhur me përhapjen e virusit me anë të kontakteve njerëzore të pacientit. Punonjësit e parandalimit të epidemive kanë kryer inspektimin për mushkonja dhe kanë spërkatur me pesticide ambjentet e brendshme dhe të jashtme të spitalit ku ndodhet pacienti i prekur nga Zika, si dhe banesën e tij. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China