PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB, diplomacia ndërkombëtare të ndalë dhunën në Siri
2016-02-11 10:03:27 CRI Komenti juaj Printoni

Takimi i katërt i ministrave të Jashtëm për krizën e Sirisë mund të nxitë ndalimin e dhunës në këtë vend, tha të mërkurën zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Stefan Dujarric. Sipas tij, palët në konflikt duke u bazuar në ndihmën ndërkombëtare mund të ndikojnë në zgjidhjen e krizës siriane dhe të respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit, kryesisht ato që lidhen me shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Në takimin e katërt të ministrave të Jashtëm për krizën në Siri që nis të enjten në Gjermani do të jetë i pranishëm dhe ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi.

I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura tha në fillim të shkurtit në Gjenevë se bisedimet e paqes u pezulluan për shkak të divergjencave midis qeverisë siriane dhe opozitës, por ato do të rifillojnë më 25 shkurt. (Çang Çuo/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China