PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Korea e Jugut pezullon punën në kompleksin industrial Kaesong
2016-02-11 10:01:45 CRI Komenti juaj Printoni

Korea e Jugut vendosi ndërprerjen e të gjitha punëve në kompleksin industrial Kaesong si përgjigje ndaj provës bërthamore dhe lëshimit me raketë balistike të satelitit nga Peniani, njoftoi të mërkurën agjencia e lajmeve Yonghap.

Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut u shpreh se Veriu i ka mënjanuar paralajmërimet, duke lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi pas provës bërthamore. "Kjo është e patolerueshme," thekson deklarata, ndërkohë qeveria jugkoreane vendosi që nga data 10 shkurt, ndërprerjen e të gjitha punëve në kompleksin industrial Kaesong.

Kaesong është një projekt i bashkëpunimit ekonomik midis dy Koreve, i cili filloi në vitin 2000 pas nënshkrimit të "Manifestit të Përbashkët Jug-Veri". Kompleksi që përbën projektin e vetëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, ndodhet në Kaesong të Koresë së Veriut dhe u fut në përdorim në vitin 2005.

Në këtë kompleks industrial punojnë 53 mijë punëtorë koreanoveriorë të punësuar nga 124 ndërmarrje koreanojugore, kryesisht të vogla e të mesme. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China