PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina drejt hapjes së tregut të kapitaleve
2016-02-11 09:35:01 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze do të vazhdojnë të promovojnë këmbimin e monedhës vendëse RMB në Zonat e Tregtisë së Lisë, si një përpjekje për hapjen e mëtejshme të ekonomisë në vitin 2016.

Guo Song nga Administrata Shtetëtore e Këmbimeve Valutore, tha se ky hap ndërmerret për hapjen e tregut të kapitaleve, "pa një kufizim të përcaktuar", ndërsa nuk shtjelloi më tej deklaratën.

Komenti i tij pason vendimin Bankës Qendrore të Kinës dhjetorin e kaluar për këmbimin e RMB-së në llogari të kufizuar prej 10 milionë dollarësh amerikanë, në Zonat e Tregtisë së Lirë të Tianjinit, Guangdongut dhe Fujianit.

Këmbimi i monedhës kineze RMB për qëllime tregtare u miratua fillimisht para 20 vjetësh, por pothuajse të gjitha transaksionet bankare në pjesën kontinentale të Kinës janë kryer me miratim shtetëror, ndërsa hapat e ndërmarrë vitet e fundit çojnë në liberalizimin e këtij kontrolli. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China