PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri kinez zotohet për thellimin e reformave
2016-02-06 10:02:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Li Keqiang thotë se Kina është e vendosur për të vazhduar thellimin e reformave, riorganizimin e administratës, delegimin e përgjegjësive, përmirësimin e rregulloreve dhe shërbimeve.

Li i bëri deklaratat të premten gjatë një takimi me ekspertë të huaj që punojnë në Kinë. Gjatë takimit ekspertët dhanë sugjerimet e tyre për forcimin e konkurrencës dhe transformimin industrial të Kinës.

Li Keqiang nënvizoi se ekonomia kineze po rritet në një mënyrë më të qëndrueshme, bazuar mbi konsumin e brendshëm, risitë, shërbimet dhe ekonominë e gjelbër.

"Ne jemi duke ndërmarrë reforma dhe pësuar transformime. Forcat e reja të rritjes po mbështesin punësimin. Industritë tradicionale po përjetojnë përmirësime, përfshirë strategjia 'Prodhuar në Kinë 2025'. Transformimi do të jetë i vështirë, por ne jemi të bindur se do t'i kalojmë këto vështirësi."

Kryeministri Li Keqiang premtoi se Kina do të sjellë më shumë talente dhe do t'u ofrojë atyre shërbime më të përshtatshme të standardeve ndërkombëtare. (Leftion Peristeri)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China