PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukture emëron zv./presidentët
2016-02-06 11:31:45 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukture emëroi pesë zëvendëspresidentët. Zyrtarët e rinj kanë përvojë si në ekonomitë e zhvilluara ashtu dhe ato zhvillim, si dhe institucionet shumëpalëshe.

Presidenti i bankës, Jin Liqun thotë se ekipi udhëheqës është "një grup jashtëzakonisht i fortë dhe i përkushtuar."

Zhou Qiangwu i Ministrisë së Financave të Kinës tha se emërimi i zëvendëspresidentëve tregon se banka ka hyrë në një fazë të re, ndërsa shtoi se pozicionet e tjera të rëndësishme do të plotësohen së shpejti.

(bjh/soundbites/0206 zhou qiangwu, in Chinese)

"Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukture duhet të jetë efikase dhe e administruar thjeshtë. Të gjithë drejtuesit e lartë janë përzgjedhur nëpërmjet konkursit të hapur. Ne kemi zgjedhur këta pesë zëvendëspresidentë bazuar në përvojën e tyre të punës, arsimimin dhe aftësitë profesionale."

Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukture e propozuar nga Kina, synon të mbështesë projektet e infrastrukturës në Azi dhe ka 57 anëtarë themelues.

Institucioni u themelua zyrtarisht në Pekin në dhjetor të vitit 2015 dhe filloi punën në janar të 2016-s. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China