PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Publikohet raporti mbi shpërthimet masive në Tianjin
2016-02-05 20:37:25 CRI Komenti juaj Printoni

Nga hetimi mbi shpërthimet në depon e portit verior të Tianjin-it gushtin e kaluar rezultoi se ai ishte një aksident i madh i sigurisë në punë dhe caktoi përgjegjës 120 persona.

Një raport zyrtar është lëshuar tashmë, pas përfundimit të një hetimi të plotë me kërkesë nga Këshilli i Shtetit.

Më 12 gusht, 2 shpërthime masive ndodhën në depon e lëndëve të rrezikshme në Portin e Tianjin-it, duke shkaktuar 173 viktima dhe rreth 800 të plagosur.

Hetimi përcaktoi se shpërthimet u shkaktuan nga plasja e lëndëve të rrezikshme, të ruajtura në mënyrë të paligjshme apo të papërshtatshme.

Depo ishte në pronësi të kompanisë Ruihai, pronari i së cilës është quajtur si përgjegjësi kryesor.

Ndërkohë, ekipi hetimor i Këshillit të Shtetit deklaroi se 123 persona, përfshi 5 zyrtarë të Tianjin-it do të dënohen për këtë incident. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China