PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja publikon parashikimin për ekonominë deri në fund të vitit 2016
2016-02-05 15:17:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 预测---Yù Cè---Parashikim

Komisioni i BE-së publikoi më 4 shkurt parashikimin për situatën ekonomike deri në fund të vitit 2016, ku mendohet se për shkak të rritjes së konsumit, ekonomia e BE-së ka hyrë për të katërtin vit radhazi në fazën e rimëkëmbjes dhe pritet të ruajë rritje e butë. Por sipas raportit, ekonomia botërore po përballet me shumë sfida dhe rreziqe, ndaj dhe ekonomia e BE-së ndikohet nga kjo situatë.

Në krahasim me shifrat e parashikimit të publikuara në shtator të vitit të kaluar, raport i parashikimit të ekonomisë ka ndryshuar, pasi rritja ekonomike në eurozonë e ndryshuar në 1.9% nga 1.6% e vitit të kaluar, deri në vitin 2017 pritet të rritet në 1.9%. Rritja ekonomike në mbarë BE-në do të jetë 1.9% , ndërsa vitin e ardhshëm do të rritet 2% .

Komisioneri për çeshtjet ekonomike dhe financiare në BE, Pierre Moscovici tha në një konferencë shtypi se rritja ekonomike e BE-së është shkaktuar nga ulja e çmimit të naftës bruto.

"Në fakt rritja ekonomike e BE-së u ndikua nga shumë arsye, si ulja e çmimit të naftës, interesi i ulët. Drejtori i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi ka ritheksuar dëshirën, qëllimet dhe vendosmërinë për një politikë të gjerë ekonomike dhe financiare. Këto elemente janë më të fortë se parashikimi me një kohë-zgjatje të konsiderueshme, ndaj rimëkëmbja ekonomike është e qendrueshme."

Sipas raportit të parashikimit të situatës ekonomike të sapopublikuar, punësimi në eurozonë në vitin 2015 u rrit 1.1% dhe në vitin e ardhshëm pritet të ruajë të njejtën shpejtësi. Njëkohësisht përqindja e papunësisë në dy vitet e ardhshëm pritet të ulet. Sipas parashikimit, në vitin 2015 papunësia ishte 11%, ndërsa në vitin 2016 do të ulet në 10.5%. Përqindja e papunësisë pritet të ulet ndjeshëm në Spanjë, Portugali, Qipro dhe Irlandë, si rrjedhim i reformës në tregun e punës.

Ulja e çmimit ndërkombëtar të energjisë, përqindja e inflacionit në eurozonë janë në nivel të ulët. Sipas komisionerit të BE-së Moscovici, nëse nafta dhe energjia do të ruajnë përqindjen e inflacionit në 6 muajt e parë të këtij viti, ajo pritet të rritet pak në 6 mujorin e dytë. Parashikohet që në vitin 2017 niveli i inflacionit të arrijë në 1.5%. Sipas analizës, parashikimi për nivelin e inflacionit është i ulët në 2%, për shkak të masave dhe politikave që do të ndërmarrëBanka Qendrore Europiane.

Moscovici tha gjithashtu se politika monetare amerikane, luhatjet e mëdha të çmimit të naftës, situata serioze politike rajonale, kriza e borxhit të Greqisë dhe kriza e refugjatëve mund të ndikojnë negativisht në zhvllimin ekonomik të BE-së, por rreziqet pritet të ulen dhe parashikimi të ndryshojë. BE-ja do të marrë të gjithë masat për të realizuar rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike afatgjatë, tha Moskovici. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China