PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang Yi: Kina po vazhdon ndihmën humanitare ndaj Sirisë
2016-02-05 15:05:25 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ishte i pranishëm në konferencën e katërt të donatorëve për Sirinë, që u zhvillua të enjten në Londër.

Wang Yi u shpreh se populli kinez i ndien vuajtjet e popullit sirian. Deri tani Kina ka dërguar 9 kontingjente të ndihmës humanitare. Ndërkohë, hollësitë për dhënien e ndihmës humanitare prej 100 milionë dollarësh, e shpallur nga presidenti Xi Jinping në samitin e G20-s, për të përmirësuar kushtet e jetesës së refugjatëve dhe të të pastrehëve, janë duke u diskutuar. Po ashtu, pak kohë më parë, gjatë vizitës në Lindjen e Mesme, z. Xi Jinping shpalli se Kina do të ofrojë një ndihmë humanitare prej 230 milionë juanësh për Sirinë dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme. Pala kineze do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta dhënë sa më shpejt këtë ndihmë.

Kreu i diplomacisë kineze Wang Yi shpalli gjithashtu se Pekini do të ofrojë edhe 10 mijë tonë ushqime për refugjatët në Siri që përballen me problemin e mungesës së ushqimit. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China