PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Kore e Veriut, bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe
2016-02-05 09:36:55 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme kineze ka deklaruar se përfaqësuesi i posaçëm për çështjet e Gadishullit Korean Wu Dawei është kthyer nga një vizitë në Korenë e Veriut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang bën të ditur se ndër të tjera është diskutuar lidhur me marrëdhëniet dypalëshe:

"Gjatë qëndrimit të tij në Phenian, Wu Dawei u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut Ri Su-yong dhe zëvendësministrin e parë të Punëve të Jashtme Kim Kye-Gwan. Përveç kësaj, Wu zhvilloi bisedime me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Ri Yong-ho. Në mënyrë të veçantë, ata folën për marrëdhëniet dypalëshe Kinë-Kore e Veriut, duke prekur çdo aspekt. Ata gjithashtu diskutuan edhe për të gjitha çështjet që lidhen me situatën në Gadishullin Korean ".

Wu Dawei mbërriti në Korenë e Veriut të martën, në ditën kur Koreja e Veriut njoftoi agjencitë e OKB-së për nisjen e planifikuar të satelitit.

Ka pasur shqetësime se nisja e satelitit mund të përdoret për të fshehur një provë raketash me rreze të gjatë veprimi, vetëm disa javë pas provës së katërt bërthamore të Phenianit më 6 janar.

Kina më parë ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që Gadishulli Korean të shkojë drejt luftës apo kaosit, duke i bërë thirrje Phenianit për vetëpërmbajtje.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China