PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pala kineze po vlerëson Marrëveshjen e Prtneritetit të Trans-Paqësorit
2016-02-04 14:10:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 贸易---Mào Yì---Tregti


Më 4 shkurt u zhvillua ceremonia zyrtare e nënshkrimit nga 12 vende anëtare e Marrëveshjes së partneritetit të Trans-Paqësorit (TPP).

Më 5 tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje shënoi përparim konkret. SHBA-ja, Japonia dhe 10 vende të Trans-Paqësorit arritën unanimitet mbi këtë marrëveshje. 12 vendet anëtare zenë 40% të ekonomisë globale. Sipas kësaj marrëveshjeje, 18000 mallrave do tu ulen apo hiqen taksat doganore.

Me këtë rast, të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Shen Danyang shprehu qëndrimin e Kinës në një konferencë shtypi.

Ai tha se pala kineze shpreson se liria e tregtisë në rajonin e Azi-Paqësorit mund të nxitet reciprokisht dhe të kontribuojë në tregti, investime dhe zhvillimin e rajonit të Azi-Paqësorit.

Ndër të tjera zëdhënësi tha:

"E dimë se palët e ndryshme do të nësnkruajnë marrëveshjen e Partneritetit të Trans-Paqësorit. Tani Kina po kryen vlerësimin e gjithanshëm të të dhënave mbi këtë marrëveshje. Sipas kërkesave të Zonave të Tregtisë së Lirë me standard të lartë, Kina do të vazhdojë të nxitë Marrëveshjen e partneritetit ekonomik të gjithanshëm rajonal dhe bisedimet e Zonës së Tregtisë së Lirë, Kinë-Japoni-Kore e Jugut. "

Lidhur me bisedimet për marrëveshjen e investimeve Kinë-ShBA, zëdhënësi Shen Danyang tha se ato nisën në vitin 2008 dhe tërhoqen shumë vëmendjen e të dy vendeve. Deri në janarin e vitit 2016, këto bisedimet kanë zhvilluar 24 raunde. Në bisedimet e ardhme, qëndrimi i Kinës është që të dyja palët duhet ti përgjigjen unanimitetit të arritur nga liderët e dy vendeve dhe të përpiqen për arritjen e një marrëveshjeje të nivelit të lartë, me synim mirëqenien e popujve të të dy vendeve.

Sipas raportit mbi situatën e zhvillimit të tregtisë së shërbimeve të Kinës në vitin 2015, import-eksportet e shërbimeve në Kinë shënuan rekordin më të lartë historik. Drejtorja e Drejtorisë së Tregtisë së Shërbimeve të Ministrisë së Tregtisë së Kinës Qiu Lixin tha në një intervistë për radion tonë se përmirësimi i strukturës së tregtisë dhe forcimi i zhvillimit rajonal nxiti ngritjen e nivelit të tregtisë së jashtme. Karakteristika kryesore është shtimi i eksportit të shërbimeve.

Për këtë Qiu tha:

"Eksporti në sektorin e shërbimeve të administrimit profesional dhe të këshilltarëve ishte 29.1 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur 13.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksporti në telekomunikacion, teknologjinë e avancuar dhe shërbimet e informacionit ishte 27 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar."

Qiu Liqin u shpreh se zhvillimi i tregtisë së shërbimeve nxiti ngritjen e nivelit të tregtisë së jashtme. Në vitin 2015 sasia e përgjithshme e tregtisë së shërbimeve zuri 15.4% të sasisë së përgjithshme të tregtisë së jashtme.

Ajo tha:

"Zhvillimi i tregtisë së shërbimeve mund të nxitë përmirësimin e strukturës së tregtisë së jashtme dhe mund të luajë rol të rëndësishëm për ristrukturimin e strukturës ekonomike të vendit tonë".

Fjala e kyçe: tregti (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China