PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Banka qendrore kineze shton likuiditetin në treg
2016-02-02 09:32:22 CRI Komenti juaj Printoni

Banka qendrore e Kinës bëri të ditur të hënën se kishte hedhur në treg më shumë se 1.5 trilionë juanë (rreth 230 miliardë dollarë amerikanë) me anë të mjeteve të saj financiare MLF, SLP dhe PSL.

Ky veprim vlerësohet si një përpjekje për të siguruar likuiditetin e mjaftueshëm, kur parashikohet pakësim i tij deri në Vitin e Ri Kinez.

Banka Popullore e Kinës tha se kishte injektuar rreth 520 miliardë juanë nëpërmjet SLF-së për të siguruar "stabilitetin në tregun monetar" dhe 860 miliardë juanë me anë të MLF-së për të nxitur mbështetjen nga institucionet financiare të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe të projekteve rurale.

Ndërkohë, 140 miliardë juanë të tjerë janë dhënë nëpërmjet PSL-së për Bankën e Zhvillimit të Kinës, Bankën Bujqësore dhe Bankën e Eksport-Importit të Kinës për ndërtimin e infrastrukturës së vendit. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China