PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Egjipt, presidenti kinez mban fjalim në selinë e Lidhjes Arabe
2016-01-22 09:43:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi politikën e Kinës në Lindjen e Mesme, gjatë një fjalimi në selinë e Lidhjes Arabe në Egjipt.

Xi Jinping u bëri thirrje vendeve në rajon t'i zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve arabe.

Në fjalim Xi nënvizoi 3 pika kryesore.

"Rruga e zhvillimit të një vendi mund të përcaktohet vetëm nga populli nën dritën e historisë së kombit, traditave kulturore dhe zhvillimit të nivelit ekonomiko-shoqëror."

Ai tha se çështja palestineze nuk duhet të lihet në harresë pasi ajo ka një rëndësi kritike për paqen në Lindjen e Mesme.

Ai nuk la pa përmendur gjithashtu miqësinë mes Kinës dhe vendeve arabe dhe bashkëpunimin e shëndoshë në të kaluarën. Ai u bëri thirrje palëve të përparojnë industrializmin në Lindjen e Mesme dhe të zgjerojnë kapacitetin e prodhimit.

"Për këtë qëllim, Kina do të zbatojë një plan veprimi për gjetjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit, të eksplorojë një model bashkëpunimi përfshi naftën, kreditë dhe projektet dhe të transferojë bashkëpunimin tradicional të gazit dhe naftës drejt energjive të reja."

Gjatë fjalimit të tij, presidenti kinez ofroi gjithashtu mbështetje financiare për përmirësimin e jetës, për luftën kundër terrorizmit dhe për zhvillimin e botës arabe.

"Në ndihmë të përmirësimit të jetës së palestinezëve, qeveria kineze ka vendosur të ofrojë 50 milionë juanë."

Kina njoftoi gjithashtu se do të ofrojë një fond ndihme prej 230 milionë juanësh për Sirinë, Jordaninë, Libanin, Libinë dhe Jemenin.

Sipas presidentit Xi, Kina do të ofrojë gjithashtu 10 mijë bursa studimi dhe 10 mijë mundësi trajnimi brenda vendeve arabe. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China