PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Maqedonia ndan me gardh kufirin me Greqinë
2015-11-29 10:21:06 CRI Komenti juaj Printoni

Përplasje të forta u regjistruan të shtunën në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë kur refugjatë dhe emigrantë u përpoqën për ta kaluar dhe hyrë në vend. Sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë 18 oficerë policie u plagosën.

Turma filloi të gjuajë më gurë për të thyer kordonin e policisë. Dy prej të plagosurve pësuan dëmtime të rënda në kokë ndërsa disa automjete të policisë u shkatërruan. Më pas forcat e sigurisë arritën të vendosnin rregull.

Pas incidentit të së shtunës ushtria maqedonase filloi ngritjen e një gardhi në vijën kufitare për të shtyrë emigrantët që të hyjnë në vend nëpërmjet një pike të vetme kalimi.

"Bazuar në vendimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare duhet të ndërtojmë një gardh me synim për t'i kanalizuar emigrantët drejt një pike të vetme dhe për të pasur regjistrim më efikas," tha i zëdhënësi i ushtrisë Toni Janevski agjencisë Xinhua në Shkup.

Vendimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare u morr pas sulmeve terroriste të Parisit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China