PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusi, Putini miraton sanksione ekonomike ndaj Turqisë
2015-11-29 09:57:20 CRI Komenti juaj Printoni
Rusia vendosi sanksione ekonomike ndaj Turqisë, pas rrëzimit të avionit luftarak që po kryente misione kundër militantëve islamikë në Siri.

Dekreti i nënshkruar nga presidenti Valdimir Putin ndalon fluturimet charter si dhe shitjen e paketave turistike nga agjencitë ruse për në Turqi.

Gjithashtu kompanitë turke të aviacionit mund të ofrojnë shërbime të kufizuara në territorin e Rusisë ndërsa anijet turke ndalohen të lundrojnë apo të ankorohen në portet ruse. Importimi i mallrave do të pezullohet gjithashtu.

Formalisht është pezulluar dhe udhëtimi i lirë pa viza midis Rusisë dhe Turqisë, përveç diplomatëve dhe atyre që mbajnë leje të përkohshme qëndrimi. Punësimi i turqve në Rusi do të ketë kufizime.

Lëvizja e Rusisë vjen pas rrëzimit të një avioni luftarak për të cilin Turqia pretendon se shkeli hapësirën e saj ajrore, një pretendim të cilin Moska e hedh poshtë forcërisht dhe këmbëngul se avioni i saj Su-24 ndodhej në hapësirën ajrore të Sirisë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China