PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia "hakmerret" ndaj Turqisë
2015-11-27 10:51:03 CRI Komenti juaj Printoni

Rrëzimi i avionit rus nga Turqia ka shkaktuar përplasjen më serioze në marrëdhëniet mes një vendi anëtar të NATO-s dhe Rusisë.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov tha të enjten se vendi i tij ka ndërprerë të gjitha komunikimet me forcat ushtarake turke dhe ka dislokuar sistemin anti-raketë S-400 në bazën ajrore Hmeimim të Sirisë. Ky sistem do të ndihmojë forcat ruse në Siri. Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes deklaroi se në zonën ku u rrëzua avioni rus, forcat ajrore ruse dhe ushtria e qeverisë siriane kanë zhvilluar shumë sulme, duke pastruar zonën nga forcat terroriste.

Kremlini duket se do të ndërmarrë disa masa "hakmarrëse" me pasoja në sektorin ekonomik.

Ministria ruse e Bujqësisë deklaroi se do të ketë kufizime të importeve të produkteve ushqimore nga Turqia.

Të prekur nga ky incident do të jenë edhe fluturimet ajrore. Kreu i agjencisë ruse të turizmit tha se do të ndalet bashkëpunimi turistik me Turqinë.

Në të njëjtën ditë, ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu tha se do të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov në fillim të dhjetorit në mbledhjen e këshillit të ministrave të Organizatës së Sigurisë dhe të Bashkëpunimit të Europës (OSBE). Ai shpreson se përmes këtij takimi, palët do të mund të përmirësojnë marrëdhëniet përmes rrugëve diplomatike. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China