PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti kinez Xi Jinping takon udhëheqësit e 16 vendeve të EQL-së
2015-11-26 21:07:33 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me udhëheqës të 16 vendeve të Evropës Qendrore e Lindore (EQL).

Z. Xi vlerësoi lart në këtë takim përpjekjet e qeverive të 16 vendeve të EQL-së për zhvillimin e mekanizmit "16+1". Ai vuri në dukje se ky mekanizëm ka formuar një strukturë gjithëpërfshirëse dhe shumënivelëshe, duke hapur një rrugë të re për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e këtyre vendeve dhe duke krijuar një platformë të re të bashkëpunimit Jug-Jug me karakteristikat e bashkëpunimit Jug-Veri.

Kina dhe 16 vendet e EQL-së duhet të forcojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme në mënyrë të hapur dhe me përfitime të ndërsjella, për të realizuar lidhjen midis mekanizmit "16+1" me strategjisë "Një Brez dhe Një Rrugë", marrëdhënieve strategjike kino-europinane dhe zhvillimit të vendeve të EQL-së.

Presidenti i Polonisë, kryeministri i Serbisë, kryeministri i Letonisë dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të EQL-së u shprehën se mekanizmi "16+1" ka krijuar një platformë të re bashkëpunimi më të gjerë midis Kinës dhe vendeve të EQL-së. Vendet e EQL-së dëshirojnë të marrin pjesë në ndërtimin e "Një Brez dhe Një Rrugë" dhe kanë potencial shumë të madh bashkëpunimi me Kinën në fushën e modernizimit të industrisë, energjetikës dhe të mbrojtjes së mjedisit, transportit, ndërtimit të infrastrukturës etj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China