PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Paris, masa të forta sigurie për Konferencën e Klimës
2015-11-26 09:48:57 CRI Komenti juaj Printoni

Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, 11 mijë forca policore dhe të xhandarmërisë do të sigurojnë rendin gjatë punimeve të Konferencës së Klimës, që nis në fund të muajit në kryeqytetin francez, deklaroi të mërkurën ministri i brendshëm Cazeneuve. Në konferencë për shtyp ai tha se 8 mijë policë do të përgjigjen për sigurinë në zonën kufitare, si dhe do të shtohen 2800 të tjerë për sigurinë e zonës ku do të mbahet Konferenca ndërkombëtare.

Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, qeveria franceze ka shtuar 120 mijë forca policore dhe të xhandarmërisë për ruajtjen e sigurisë në vend. Nga 30 nëntori deri më 11 dhjetor do të zhvillohet në Paris Konferenca e Ndryshimeve të Klimës, ku do marrin pjesë 138 kryetarë shtetesh dhe qeverish. (Xu Guang/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China