PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forcohet partneriteti strategjik Kinë-Poloni
2015-11-26 09:11:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Polonia janë zotuar për forcimin e partneritetit strategjik. Deklarata u bë gjatë takimit të presidentit të Kinës Xi Jinping dhe homologut të tij polak, Andrzej Duda. Kreu i shtetit Xi bëri thirrje për forcimin e mëtejshëm të besimit politik midis dy vendeve, ruajtjen e nivelit të lartë të ndërveprimit dhe forcimin e bashkëpunimit në çeshtje ndërkombëtare. Ai propozoi që Kina dhe Polonia të shpejtojnë procesin e bashkërendimit të nismës kineze "Një brez, një rrugë" me stratagjinë e Polonisë për zhvillim.

Nga ana e tij kreu i shtetit Duda theksoi se Polonia do të vazhdojë të forcojë miqësinë tradicionale me Kinën si dhe do të bëjë përpjekje për forcimin e marrëdhënieve midis Europës dhe Kinës.

Pas takimit të dy liderët ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh dypalëshe të bashkëpunimit.

Kjo është vizita e parë në Kinë e presidentit polak Duda, që pas nisjes së mandatit të tij në gusht të këtij viti. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China