PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li-udhëheqësit e 16 vendeve EQL udhëtojnë me trenin e shpejtësisë së lartë
2015-11-25 20:58:46 CRI Komenti juaj Printoni

Liderët e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, pjesëmarrës në Samitin e katërt Kinë-EQL, janë ftuar të udhëtojnë me një tren kinez të shpejtësisë së lartë. Ky udhëtim do të shërbejë si një promovim për bashkëpunimin e mëtejshëm mes Kinës dhe EQL-së.

Gjatë udhëtimit, Li tha se qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe ndërtimit dhe përmirësimit të infrastrukturës së hekurudhave dhe të autostradës. Gjatë mbi 3 dekadave të fundit pas Hapjes dhe Reformës, Kina ka përparuar shumë në këtë fushë.

Treni me shpejtësi të lartë është aktualisht mjeti më i shpejtë dhe i përshtatshëm për udhëtimin e qytetarëve, duke u bërë "kartë ari" e pajisjeve të prodhuara nga Kina.

Kina ka epërsi në fushën e infrastrukturës së transportit me teknologji të përparuar dhe me çmim të ulët e cilësi të lartë.

Pala kineze është e gatshme ta ndajë këtë teknologji me vendet që kanë nevojë, duke bashkëpunuar me vende të EQL në fushën e infrastrukturës së transportit dhe duke hartuar plane dhe prodhuar mallra të posaçme për këto vende, të cilat do të nxisin procesin e integrimit dhe industrializimit rajonal.

Udhëheqësit e 16 vendeve të rajonit të Europës Qendrore e Lindore thanë se treni kinez me shpejtësi të lartë është tepër komod. Përmes udhëtimit, ata u njohën me arritjet e zhvillimit të Kinës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China