PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Takimi i liderëve të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore
2015-11-24 11:38:47 CRI Komenti juaj Printoni
Fjala kyçe: 会晤---Huì wù---Takim

Takimi i liderëve të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore nisi sot në Suzhou të Kinës Lindore. Kryeministri kinez Li Keqiang dhe liderët e 16 vendeve të Evropës Qendrore e Lindore do të zhvillojnë bisedimet mbi bashkëpunimin dypalësh. Në këtë takim do ti kushtohet rëndësi forcimit të marrëdhënieve të ndërsjella, në tregti, investime, financë, në cilësinë e prodhimeve bujsëqore, në shkëmbimet kulturore etj. Pas takimit, pritet të publikohet "Programi afatmesëm i bashkëpunimit "16+1" dhe "Programi i Suzhou-t".

Takimi i liderëve të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore nisi filloi në vitin 2012. 16 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ku përfshihen Shqipëria, Polonia, Çekia etj përbëjnë njerën palë, ndërsa Kina palën tjetër dhe për këtë arsye quhet "Takimi 16+1". Nga 24-25 nëntor udhëhesëqit e Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore do të zhvillojnë bisedime në nivel konferencash, tryezash të rrumbullakëta, forumesh tregtare, në kuadër të takimeve dypalëshe.

Deri këtë vit, "Takimi 16+1" është zhvilluar 3 herë duke përfshirë fusha të prodhimit të makinerive, kimikateve, bujqësisë, turizmit dhe energjisë së re. Lidhur me takimin aktual zv-ministri i Jashtëm i Kinës Wang Chao shprehet:

"Sivjet është viti i realizimit të gjithanshëm të nismës kineze "Një brez, një rrugë". 17 vende, duke përfshirë Kinën bazuar në strategjinë "16+1" kanë planifikuar investime në shumë fusha. Këto plane po përballen me sfida të ndryshme, ndër të cilat nxitja e bashkëpunimit "16+1". Mendojmë se ndër çeshtjet me më shumë përparësi është nxitja e projekteve në fushën e financës dhe atë teknike. Dëshirojmë dhe forcimin e shkëmbimeve kulturore si dhe shtimin e njohjes reciprike midis Kinës dhe popujve të 16 vendeve të Evropës Qendrore e Lindore".

Pas nisjes së "Takimit 16+1" në vitin 2012, kjo është hera e parë që pala kineze organizon këtë takim. Studjuesi i Institutit të çeshtjeve evropiane pranë Akademisë së Shkencave Sociale të Kinës Kong Tianping tha:

"Së pari bashkëpunimi "16+1" ka një kuptim simbolik. Ndonëse një nismë e qeverisë kineze, vitet e fundit takimi është organizuar në vende të ndryshme të Evropës Qendrore e Lindore. Kjo është hera e parë që takimi "16+1 " organizohet në Kinë. Në takim pritet të miratohet për herë të parë "Programi afatmesëm i bashkëpunimit për forcimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore". Në takimin e sivjetëm marrin pjesë për herë të parë dhe përfaqësues nga vende jashtë strategjisë "16+1" si Greqia dhe Austria që gëzojnë statusin e vëzhguesit"

Ditët e fundit, Qendra e transmetimit e Rusisë dhe të Evropës Lindore e Radios së Jashtme të Kinës (CRI) ka zhvilluar në website-n e saj një sondazh lidhur me këtë takim, të publikuar në radio fm, facebook etj. Pjesmarrësit në sondazh shpresojnë që Kina dhe vendet e Evropës Qendrore e Lindore të forcojnë bashkëpunimin, për të nxitur zhvillimin ekonomik rajonal dhe për të krijuar më shumë vende pune, duke përmirësuar jetën e popujve të këtij rajoni. (Çang Çuo/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China