PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Mongolia do të thellojnë bashkëpunimin
2015-11-12 09:26:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Mongolia lëshuan një deklaratë të përbashkët për thellimin e partneritet gjithëpërfshirës strategjik.

Kjo erdhi pas vizitës triditore të presidentit mongol Tsakhiagiin Elbegdorj në Kinë.

Deklarata preku shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme përfshi politikën, mbrojtjen, ekonominë, tregtinë dhe investimet.

Dy palët do të punojnë për nxitjen e nënshkrimit të një traktati për lidhjen e nismës së Kinës "Një brez, një rrugë" dhe planit të Mongolisë "Rruga e Stepës".

Deklarata theksoi gjithashtu zotimin ndaj mbështetjes për bashkëpunimin tripalësh Kinë-Mongoli-Rusi dhe kërkoi përfundimin e hartimit të një programi për koridorin ekonomik mes tre vendeve.

Kina pajtohet gjithashtu me nismën e Elbegdorj-it për të organizuar një dialog mbi sigurinë e Azisë Verilindore në Ulan Bator, ndërsa ka ftuar udhëheqësin kinez të marrë pjesë në samitin Euraziatik, që do të mbahet në vend vitin e ardhshëm. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China