PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi mbërrin në Vietnam, vizita synon përcaktimin e të ardhmes dypalëshe
2015-11-05 18:53:25 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Hanoi, kryeqytetin e Vietnamit të enjten duke filluar vizitën e tij dyditore në vendin fqinj. Kjo është vizita e parë e tij si presidenti i Kinës dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste.

Xi, bashkëshortja e tij Peng Liyuan dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit u pritën në aeroport nga anëtari i Byrosë Politike i Vietnamit, Dinh The Huynh.

"Shpresoj se vizita ime do të ndihmojë për të çimentuar miqësinë tonë tradicionale, do të përcaktojë të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe do t'i ngrejë marrëdhëniet Kinë – Vietnam në një nivel të ri bashkëpunimi të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik," tha presidenti Xi në një deklaratë të shkruar që u shpërnda menjëherë pas mbërritjes së tij.

Kina i kushton rëndësi të madhe miqësisë tradicionale me Vietnamin dhe e shikon zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në një perspektivë afatgjatë, tha Xi.

Presidenti tha gjithashtu se pret me padurim për të shkëmbyer mendime me presidentin vietnamez Truong Tan Sang dhe me udhëheqës të tjerë.

Vietnami është ndalesa e parë e turneut dy vendesh të presidentit Xi në Azi. Me pas ai do të udhëtojë drejt Singaporit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China