PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mesazhe urimi kino-kanadeze për 45 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
2015-10-14 09:51:58 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Guvernatori i përgjithshëm i Kanadasë David Johnston kanë shkëmbyer mesazhe urimi me rastin e 45 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në mesazhin e kreut të shtetit të Kinës theksohet se gjatë 45 vjetëve marrëdhëniet kino-kanadeze kanë shënuar progres dhe rezultatet e shkëmbimeve në fusha të ndryshme janë të dukshme, ndërsa miqësia midis dy popujve është forcuar. Më tej thuhet se Kina dëshiron nxitjen e marrëdhënieve të partnerit strategjik me përfitim të ndërsjellë.

Nga ana e tij guvernatori Johnston shprehet në mesazh se marrëdhëniet e partnerit strategjik midis Kanadasë dhe Kinës kanë shënuar përparim dhe se janë shtuar shkëmbimet midis dy vendeve. Ai shpreh dëshirën e palës kanadeze për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kinën.

(Çang Çuo/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China