PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani do të zbatojë marrëveshjen bërthamore
2015-10-14 09:28:15 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha se zbatimi fillestar i marrëveshjes bërthamore mes vendit të tij dhe superfuqive botërore do të nisë javën e ardhshme.

Ai shtoi se të gjitha sanksionet ekonomike kundër Iranit do të hiqen brenda 2 muajve.

Parlamenti iranian miratoi të martën një ligj, që lejon qeverinë të zbatojë marrëveshjen bërthamore.

Ligji i ka kaluar për miratim Këshillit të Mbrojtjes prej 12 klerikësh të lartë, të cilët mund t'ua kthejnë ligjvënësve për diskutime të mëtejshme.

Megjithatë, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, i cili vendos në fund për politikat kyçe, ka thënë se i përket 290 anëtarëve të parlamentit ta miratojnë apo refuzojnë këtë marrëveshje. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China