PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministrat e jashtëm të BE-së bisedojnë mbi çështjen e Sirisë
2015-10-13 17:08:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 延长---Yán cháng---Zgjatje

Mbledhja e ministrave të jashtëm të BE-së e zhvilluar më 12 tetor në vendin kryesues së presidencës së këtij Unioni, Luksemburg u ndal në krizën siriane, krizën libiane dhe krizën e refugjatëve. Kjo mbledhje është përgatitore në kuadër të samitit të vjeshtës të BE-së, që do të mbahet të enjten.

Pas sulmeve ajrore të Rusisë ndaj "IS-it" në Siri qysh nga 30 shtatori, BE-ja i ka kushtuar një vëmendje të veçantë situatës ndërkombëtare. Përfaqesuesja e lartë mbi politikën e jashtme dhe sigurinë Federica Mogherini u shpreh para mbledhjes se, ajo nuk mund të vlerësojë gjendjen e ndërlikuar pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri si "pozitive" apo "negative". Sipas Mogherinit, Rusia "ka ndryshuar parimet e lojës, duke shkaktuar shqetësim lidhur me shkeljen e hapësirës ajrore të Turqisë".

Pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së u publikua një deklaratë ku theksohet se goditjet ushtarake të Rusisë kanë tejkaluar objektivin e sulmit ndaj "IS-it" dhe organizatat terroriste të përcaktuara nga OKB-ja, por kanë goditur fraksionet e buta opozitare në Siri. Për këtë qëllim i kërkohet Rusisë të ndalë menjëherë sulmet ajrore, si dhe të ndalë shkeljen e hapësirës ajrore të vendeve të tjera. Deklarata nënvizon se zgjerimi i veprimeve ushtarake të Rusisë do të ndikojë në zgjatjen e konfliktit dhe shkatërrimin e procesit politik, do të rëndojë krizën humanitare dhe nxitjen e forcave ekstremiste. BE-ja i bën thirrje Rusisë të realizojë synimin e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar, për të zgjidhur krizën siriane nëpërmjet rrugës politike.

"BE-ja nuk e konsideron qeverinë e Assadit si partner për të goditur IS-in dhe do të vazhdojë të mbështetë opozitën siriane, duke e vlerësuar si pjesë e rëndësishme e goditjes së forcave ekstremiste", thuhet në deklaratën për shtyp të BE-së.

Mbledhja e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg u zhvillua për përgatitjen e samitit për çeshtjen e refugjatëve, ndaj ministrat e jashtëm të BE-së u ndalën në masat e marra në nivel diplomatik. Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë e BE-së Mogherini u shpreh pas mbledhjes se, sipas agjendës së BE-së vazhdon veprimtaria diplomatike për të trajtuar krizën e refugjatëve.

Ministrat shprehën mendimin se BE-ja dhe Turqia mund të bashkëpunojnë në çështjen e refugjatëve, duke shpresuar se të dy palët mund të arrijnë një marrëveshje të gjithanëshme. Sipas draftit të publikuar më herët, BE-ja planifikon të ofrojë një ndihmë të konsiderueshme ekonomike për Turqinë, lehtësi në dhënien e vizave për qytetarët turq, shkëmbime me autoritetet turke për të ndaluar krizën e refugjatëve, duke u strehuar në Turqi për të mos kaluar në vendet e BE-së.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China