PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Britani, pritet më shumë bashkëpunim financiar
2015-10-13 09:46:25 CRI Komenti juaj Printoni


Qyteti financiar i Londrës

Kryetari i Komisionit të Politikës dhe Burimeve të Qytetit financiar të Londrës Mark Boleat tha të hënën se mirëpret vizitën shtetërore të kreut të Shtetit të Kinës Xi Jinping. Ai theksoi se kjo vizitë do të hedhë një bazë të fortë për zhvillimin afatgjatë në marrëdhëniet Kinë-Britani dhe do të jetë në të mirë të shtimit të lidhjeve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

Boleat shtoi se vitet e fundit, me mbështetje nga dy qeveritë, Kina dhe Britania kanë patur bashkëpunim të ngushtë në shërbimet financiare dhe ndërkombëtarizimi i monedhës kineze RMB është bërë një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë.

Qyteti financiar i Londrës shpreson në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit në këtë fushë dhe në rritjen e efektivitetit dhe fitimet e shërbimeve me RMB, për të nxitur rritjen e tregtisë me RMB në mbarë botën.

Qyteti financiar i Londrës ndodhet në qendër të Londrës dhe quhet "zemra ekonomike e Britanisë". Kjo zonë me sipërfaqje 5 kilometra katrorë është një qendër financiare ku janë mbledhur mbi 500 banka dhe mbi 180 institucione për tregtimin e letrave me vlerë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China