PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja dënon sulmet e "Boko Haram-it" në Kamerun dhe Çad
2015-10-13 09:45:20 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon dhe Këshilli i Sigurimit dënuan të hënën sulmet e "Boko Haram-it" në Kamerun dhe Çad, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën shumë vetë.

Nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit të tij Ban Ki-moon dënoi sulmet vetëvrasëse në Baga Sola të Çadit dhe Kamerun më 10 dhe 11 tetor. Ai theksoi se akte të tilla nuk mund të justifikohen.

Në deklaratë shprehet përkrahja për goditjen e dhënë nga Çadi dhe Kameruni kundër organizatës terroriste "Boko Haram" dhe inkurajohen vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore për zhvillimin e një samiti për luftën kundër terrorizmit.

Këshilli i Sigurimit, përmes një deklarate për shtyp të hënën dënoi ashpër sulmet e "Boko Haram-it" në Kamerun dhe Çad, duke ritheksuar se duhet luftuar kundër terrorizmit të çdo forme.

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China