PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia: Ofrojmë ndihma vetëm për qeverinë siriane
2015-09-28 09:56:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të dielën se Rusia ofron ndihma teknike dhe ushtarake vetëm për qeverinë siriane dhe të gjitha dislokimet ushtarake ruse në Siri zbatojnë parimet bazë të komunitetit ndërkombëtar.

Të hënën, Putini do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Para nisjes për në Nju Jork, ai u shpreh se Rusia do të mbështetë qeverinë siriane, me ndihma ushtarake, si armatime, trajnues dhe ndihma humanitare.

Kreu i shtetit rus tha se këto ndihma janë dërguar me kërkesë të qeverisë siriane dhe janë në përputhje me kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, çka është krejtësisht brenda kornizës së ligjshme ndërkombëtare.

Siç mësohet, fjalimi i Putinit do të fokusohet në qëndrimin rus ndaj perpektivës botërore, historisë dhe të ardhmes së OKB-së. "Parimi për krijmin e OKB-së është për paqen botërore është i pazëvendësueshëm. Por OKB-ja duhet të bëjë ndryshimet e duhura për t'u përshtatur me situatën ndërkombëtare," tha Putin.(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China