PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ShBA-ja e Rusia përkujtojnë dorëzimin e Japonisë në L2B
2015-09-03 08:56:22 CRI Komenti juaj Printoni

Në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi janë zhvilluar ceremoni për të përkujtuar 70-vjetorin e kapitullimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Në Memorialin e Luftës së Dytë Botërore në Uashington, ish-senatori dhe veterani i Luftës së Dytë Botërore Bob Dole u shpreh se gjërat do të ishin shumë ndryshe sot nëse bota nuk do të kishte bërë sakrifica.

"Nëse mendoni për Luftën e Dytë Botërore, a mund ta imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishim humbur? Çfarë gjuhe do të flitnim, a do të kishim liritë që gëzojmë sot?" tha Dole.

Japonia e nënshkroi dokumentin e dorëzimit në anijen amerikane "USS Missouri" më 2 shtator 1945.

Në Lindjen e Largët të Rusisë, presidenti Vladimir Putin iu bashkua veteranëve rusë në ceremoninë përkujtimore për fitoren mbi Japoninë, që i dha fund Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë rrugës për në Pekin, ku do të marrë pjesë në paradën ushtarake të Kinës, Putini bëri një ndalesë të shkurtër në qytetin siberian Chita, ku vendosi një kurorë në një memorial lufte dhe foli me veteranët.

Zakhir Bashirov, veteran i Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në Kamçatka:

"Ne duhet ta kujtojmë dhe të flasim për këtë tragjedi, që të mos lejojmë që ajo të përsëritet. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë ato që kanë kaluar njerëzit dhe vendi ynë."

Ceremoni janë zhvilluar gjithashtu në përkujtim të përvjetorit të operacionit ushtarak sovjetik për të marrë ishujt Kurile nga Japonia në fund të Luftës së Dytë Botërore. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China