PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi shpreh vendosmërinë për ruajtjen e paqes, shpall shkurtimin e ushtrisë
2015-09-03 10:25:59 CRI Komenti juaj Printoni

Në fjalimin e vet në veprimtaritë përkujtimore me rastin 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste botërore, sekretari i përgjithshëm i PKK-së, kryetar i Shtetit i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping e krahasoi luftën me një pasqyrë që i ndihmon njerëzit të njohin rëndësinë e paqes.

"Paqja dhe zhvillimi janë bërë temat kryesore të kohës së sotme, por bota ende nuk është në paqe. Ne duhet të nxjerrim mësime nga historia dhe të forcojmë vendosmërinë për ruajtjen e paqes," tha presidenti Xi.

Z. Xi vuri në dukje gjithashtu se Kina do të ndjekë gjithmonë rrugën e zhvillimit paqësor dhe theksoi se kombi kinez është një komb paqedashës.

"Vendet e botës duhet të ruajnë bashkërisht rendin dhe sistemin ndërkombëtar të bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet përkatëse, të formojnë aktivisht marrëdhëniet ndërkombëtare të tipit të ri me përfitime të ndërsjella dhe të nxisin bashkë paqen dhe zhvillimin e botës", vuri në dukje presidenti kinez. Për këtë qëllim, Xi Jinping-u shpalli se Kina do ta shkurtojë me 300 mijë numrin e forcave të veta ushtarake. (Jiang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China