PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ambasadorja Jiang Yu shoqëroi delegacionin e Henanit në Shkodër
2015-09-02 10:35:09 CRI Komenti juaj Printoni

Më 1 shtator, ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu shoqëroi në Shkodër delegacionin e drejtuar nga zv-kryetari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez të provincës Henan Shi Jichun për t'u takuar me kryetarin e Këshillit të Qarkut të Shkodrës z.Maxhid Cungu. Të dyja palët zhvilluan ceremoninë e nënshkrimit të "Projekt-marrëveshjes së krijimit të marrëdhënieve miqësore mes provincave" në praninë e Shi Jichun dhe Cungu-t.

Shi Jichun tha në takim se miqësia tradicionale midis Kinës e Shqipërisë është e thellë, duke shtuar se me të mbërritur në Shkodër, delegacioni ndjeu mikpritjen e madhe dhe miqësinë e banorëve vendas për popullin kinez. Provinca Henan ka histori të lashtë, burime të pasura, popullsi të madhe dhe ekonomi të zhvilluar, karakterstika të ngjashme këto me qytetin e Shkodrës. Vizita jonë dhe nënshkrimi i "Projekt-marrëveshjes së krijimit të marrëdhënieve miqësore të provincave" bëhet në kuadrin e ndërtimit të urës së re dhe platformës për shkëmbimet miqësore si dhe për të nxitjen e zgjerimit të bashkëpunimin në fushat e bujqësisë, ushqimit, të turizmit, të zhvillimit minerar dhe për të arritjen e suksesit të përbashkët në zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë.

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës Maxhid Cungu tha se Shkodra dhe Kina ruajnë traditën e shkëmbimeve miqësore . Vitet e fundit, Kina ka pasur zhvillim të vrullshëm në ekonomi dhe është zgjeruar dhe ndikimi i saj në botë. Përvoja e suksesshme e zhvillimit të Kinës vlen të mësohet. Shkodra, si rreth i rëndësishëm i Veriut të Shqipërisë, ka zënë poziconin kryesor në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit, me trashëgimitë historike e kulturore dhe burimet e pasura ujore dhe minerale. Projekt-marrëveshja, e nënshkruar midis rrethit të Shkodrës dhe provincës Henan, do të jetë pikënisja e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të mëtejshme midis dy palëve në të ardhmen. Rrethi i Shkodrës është i gatshëm të diskutojë me provincën Henan në mundësinë e bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, turistike, të hidrocentraleve, të zhvillimit të minierave etj., që me objektet kryesore të nxitin bashkërisht zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së banorëve.

Ambasadorja JiangYu tha se sot provinca Henan dhe rrethi i Shkodrës hodhën një hap të rëndësishëm në shkëmbimet miqësore, duke shtuar forca nxitëse për shkëmbimet e bashkëpunimin midis krahinave kineze e shqiptare. Ajo shpreson se të dyja palët, duke përfituar këtë platformë të mirë, të plotësojnë njëra-tjetrën me epërsitë e veta dhe të realizojnë zhvillimin e përbashkët. Ambasada e Kinës në Shqipëri është e gatshme të vazhdojnë të luajë rol ndërmjetësues për bashkëpunimin midis provincës Henan dhe rrethit të Shkodrës, që të konsolidojë më tej miqësinë tradicionale kino-shqiptare dhe t'i shtojë përmbajtje e gjallëri të reja zhvillimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China